Albspirit

Media/News/Publishing

Engjëll Serjani: Kujtime personale me shkrimtarin Koço Kosta

Miku im i hershëm, shkrimtari Koço Kosta, sot ka ditëlindjen. Bashkë me urimin: JETË TË GJATË DHE KRIJIMTARI TË BEGATË! – dëshiroj të sjell opinionin tim personal për veçoritë e krijimtarisë së tij letrare.

Për mua Koço Kosta mund të klasifikohet si një prozator i veçantë i realizmit psikologjik dhe social, me prirje drejt prozës refleksive dhe eksperimentale. Ai është një rrëfimtar i shkëlqyer i ngjarjeve dhe si autor përpiqet të zbulojë tensionin e brendshëm të njeriut shqiptar, sidomos në raport me kujtesën, moralin, luftën, tranzicionin dhe vetminë shpirtërore, sidomos të jetës njeriut të thjeshtë.

Ajo që e dallon nga shumë autorë të tjerë shqiptarë është:

prirja për të shmangur retorikën ideologjike dhe heroizmin artificial.

Qasja e tij njerëzore dhe e paanshme ndaj përsonazheve;

gjuha e kursyer, por me ngarkesë të lartë emocionale;

përdorimi i atmosferës si element artistik;

interesimi për personazhin e thyer, të zakonshëm, por jo për heroin për të cilin flasin të gjithë të tjerët.

Në romanin “Nata e Sofie Kondilit”, për shembull, shfaqet bukur paanshmëria artistike dhe shmangia nga glorifikimi politikk i luftes nac-çlirimtare. Për krijimtarinë e tij shpesh flitet si për një letërsi “të çuditshme”, sfiduese dhe provokative në kuptimin estetik. Por për mendimin tim personal të “çuditshme” e bën letërsinë Kiço Kostes këmbëngulja e kërkimit të forma të reja të rrëfimit dhe këndvështrimit orgjinal të realitetit.

Koço Kosta duket se qëndron mes dy brezash.

Ai ruan seriozitetin rrëfimtar të prozës klasike shqiptare dhe njëkohësisht afrohet me frymën më moderne letrare. Ai gjithmonë ka eksperimentuar, si me strukturën e romaneve dhe të tregimeve të tij, ashtu edhe përmbajtjen psikologjike.

Në letërsinë shqiptare ai ka një vend të respektuar si shkrimtar i kultivuar dhe origjinal, sidomos në rrethin e lexuesve dhe kritikëve që kërkojnë prozë më të thellë artistike.

Në njëfarë mënyre, ai i përket asaj linje të letërsisë shqiptare që:

nuk kërkon spektakël,

por kërkon të mbetet në kujtesë për atmosferën, mendimin dhe ndershmërinë artistike.

Veprat e tij, nga “Në rrugë” (1967) deri te “Mëhalla e Pelës” dhe dorëshkrimet më të fundit, tregojnë një vazhdimësi krijuese të rrallë në disa dekada.

Mbi të gjitha ai njihet si një autor i guximshëm dhe për këtë është ndëshkuar disa herë në vitet e komunizmit me transferime dhe punë tē detyrushme në fshat.

Kur dikush nga elita politike e sistemit diktatorial e “lëvdoi” për ta kërcënuar dhe denigruar, duke i thënë: “Ti Koço shkruan bukur për fshatin, e njeh mirë jetën e fshatit”. Koçoja ju përgjigj: “Njoh më mirë qytetin, prandaj shkruaj për fshatin. Fati i fshatit dhe fshafarit vendoset gjithmon në qytet”.

Kam patur fatin që shpesh të kem ndjekur nga afër procesin krijues te Koços. Jam mahnitur me seriozitetin dhe përgjegjësinë që ai i kushtonte kërij procesi. Biblioteka e tij nuk kisbte vetem libra, por edhe shënjme që ai i quante “skeda”, të cilat ishin format embrionale të tregimeve dbe romaneve të ardhshëm.

Kam shumë kujtime të bukura me këtë autor që në krijimtari ngjante më një “rrebel” të pandreqshëm, por në brendësi të shpirtit kishte të fshehur një butësi, dashuri dhe humanizëm të pangjashëm me të tjerët.

E kisha dhe e kam mik të mirë.