Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Shabani: Kohë sfidante dhe delirante…

Në Europë pamje të njëjta, fotografi të njëjta, imazhe të njëjta, panoramë e njëjtë, fotosintezë e njëjtë… Njerëz që nguten, ikin, kthehen, shkojnë e vijnë nga dikah me nxitim.
Njerëz që nuk i njeh.
Pemë të gjethura ose gjelbëruara që mezi presin t’ i çelin sytë.
Vasha dhe zonja (dama) të bukura, ekskluzive dhe ekzotike që të lënë pa frymë.
Në Romë thonë se Lavinia e bukur, hyjnore dhe profetike, i ka mbushur me shumë se mijë vjet.
Edhe Rea Silvia gjithashtu.
Edhe Koloseumi, Forum Romanumi dhe Pantheoni po se po.
Dikund me larg tyre, romaket e hijeshme, ekselente, tunduese dhe temperamente që të lazdojnë trupin dhe gicilojnë shpirtin.
Në hyrje të kryeqytetit italian (Romë) kolona të gjata automjetësh dhe sirena të zhurmshme që vazhdimisht ia prishin gjumin qytetit të diellit.
Lumenj të pafund njerëzish ose vizitorësh të shumtë nga e gjithë bota aty… Në Romë, Vatikan…
Njerëzit ose besimtarët e shumtë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan….
Shpirti i shenjtë që të përcjell dhe shoqëron kudo.
Njerëzit ose besimtarët e shumtë nga i gjithë globi në Vatikan, secili prej tyre i ka lutjet, sakramentët, sentimentet, celebrimet dhe arsyet e veta.
Edhe Ati i Shënjtë (Pontifici) në Vatikan ka qëlluar zemërgjërë, shpirtëbardhë dhe liberatorë për të gjithë.
Shkëlqësia e Tij, Papa Leoni që disa e quajnë Papa Luani.
Është me orgjinë nga SHBA- së.
Në London (Londër) – Princesha e bukur, intelektuale, intelegjente dhe karizmatike e Uellsit, Catherine (Kate) Middleton si kushërirë ose pasardhëse e dhjetë dinjitoze, ekselente dhe ekzotike e George Washingtonit dhe një mbreti të famshëm anglez, sikur i bën përgatitjet dhe përformansën e fundit për fronin e lartë të Mbretëreshës së ardhshme të Britanisë së Madhe dhe Commonwelit.
Në “Trafalgar Square”, “Picadily”, si dhe në sheshët tjera impozante të metropolës së famshme britanike (London) që gumzhijnë dhe buçasin aq shumë nga zhurma dhe gjallëria mpirëse, dehëse, hallakëse, metropolitane dhe kozmpolitane: Njerëzit ose qytetarët e shumtë në shesh, mezi presin të shohin një ditë mbretëreshen e re, të bukur, intelegjente, akademike, ekskluzive dhe ekzotike, Catherine (Kate) Middleton, duke i përshëndetur nga ballkoni i pallatit të lashtë të Bakinghemit.
Shumë njerëz gjithandej globit thonë se: poqëse nuk e keni parë dhe vizituar asnjëherë Londrën, nuk keni parë dhe kuptuar asgjë nga ekskluziviteti dhe delikatesa e zonjave (damave) të njohura mondane dhe metropolitane.
Në Paris, fotografi, portrete, figura ose personalitete të reja me parulla, pamflete, slogane dhe banderolla të vjetra.
Fytyra të buzëqeshura dhe salakuqura, flegëra buzësh dhe lapëra gjuhësh të zëna pick nën dhëmb të “Madam deficit”,- Marie Antonet, si dhe damash (zonjash) të tjera të Versajës ose Parisit që çuan dikur Francën në shëmbjen (rrënimin) e kullës së famshme të Bastilës dhe revolucion të njohur francez.
Franca e sidomos Parisi kanë shije dhe lezet të madh. Sigurisht.
Bile, Parisi sikur i bluan dhe absorbon bashkë si pa ditur dhe hetuar as vet edhe artin, edhe bukurinë, edhe dashurinë, edhe borxhezinë, edhe aristokracinë, edhe skllavopronarinë, edhe luftërat e ndryshme dhe revolucionet, të cilat gjithëmonë ia kanë ngrënë kokën njëra tjetrës.
Aty dikund pari është edhe sheshi i njohur i “St. Zhistit” ku Maksimilian Robersperi thuhet se kaloi natën e fundit mbi tokë, i përndjekur nga Napoleon Binaparta dhe ‘apostujt e lirisë’ …
Ç’ koençidencë, apo…?!
Në Berlin… personeli dhe lokomotiva e fuqishme gjermane, gjithëmonë në tërheqje dhe pilotim të zorshëm të një kompozicioni të madh të kontinentit dhe një pjese të madhe të globit-planetit tonë.
Ç’ punë Sizifi ose Herkulesi edhe kjo.
Para Portave të Brandenburgut, në Aleksander Platz dhe gjithandej, pëllumbat ose zogjtë e ndryshëm shtegtimtarë, sikur e kanën sjellur me veti stinën e pranverës.
Hëmm..
Po jetojmë në një botë sfiduese, turbulente, konfuze dhe kaotike çfarë ( nuk) e njohim të gjithë!
Lufta e rrezikshme dhe apokaliptike e Rusisë në Ukrainë së bashku me luftën në Iran ose Lindje të Mesme, si dhe krizat tjera gjithandej globit, vazhdojnë të paraqesin një thembër Akili dhe ekuacion të madh me shumë të panjohura dhe të papritura për paqën, stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare.
Në anën tjetër ndërkaq, “Cash and Cary” (paguaj dhe merr) po thotë kaherë Presidenti Trump.
Ndërkohë që rrugët e njohura detare dhe ajrore në mes Brukselit (Europës) dhe Uashingtonit (SHBA- së) janë të njëjtat…
Kanë ndryshuar vetëm kohërat dhe kordinatat së bashku me njerëzit ose personelin komandues në bord.
Në muret e stolisura të “Zyrës ovale” të Shtëpisë së Bardhë në Washington DC, qëndrojnë të stivosura, palëkundura dhe tepër krenare afreskat, pikturat, portretet dhe fotografitë e ndryshme të presidentëve amerikan që nga George Washingtoni dhe deri të Presidenti Trump së bashku me ato të figurave dhe personalitëve eminente nga historia e famshme amerikane që kanë parë dhe njohur aq shumë të qara dhe të qeshura përnjëherë.
Ilaritet… apo!?
Presidenti Trump po thotë përditë se “muaji i mjaltit” në mes Uashingtonit dhe Brukselit, ka ikur përgjithlmonë. Në pakthim.
Në Bruksel vazhdimisht sikur kërkohet një “shankistë” ose “krupie i ri” për “kazinon” ose “pokerin e madh” të globit.
Njerëzit sikur jetojnë dikund në mes krimit dhe fasadës.
Ndonëse, edhe ato kryqzime të shpeshta duarsh të shtira në gjoks, apo në stomak së bashku me ato thyerje të tensionuara gishtërnjesh, si dhe ato perplasje të pakontrolluara grushtash- nepër tavolina nga ana i liderëve të ndryshëm botërorë ose ndërkombëtar, vazhdimisht zgjojnë kurreshrtjen, duke tërhequr dhe trazuar vemendjen e publikut, ose auditoriumit të gjërë botërorë.
“Është fat i madh që pesha dhe ngjyra e rëndë e stilolapsit, akoma nuk janë derdhur dhe nuk kanë rënë tërësisht mbi letrën e bardhë”, siç thonë shpesh me një humor të latuar dhe elokuent- gazetarët dhe moderatorët e bukura, ekskluzive dhe ekzotike nga e gjithë bota në Bruksel, Londër dhe Uashington.
Me butësinë, brilancën (shkëlqimin), intelegjencën, zgjuarësinë, elegancën dhe delikatesën e saj ekskluzive dhe ekzotike që nuk kërkojnë lëmoshën, mëshirën dhe lejen e askujt: Aty është edhe ajo liderja, politikanja dhe diplomatja e bukur, e zgjuar, sharmante, intelektuale, intelegjente, eksklusive dhe ekzotike me origjinë nga Italia, e cila si dukët është e përkushtuar maksimalisht në axhendën, narrativën dhe misionin e saj pastoral dhe ekumenik për t’ i dhënë fund luftës së përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike në mes izraelitëve dhe palestinezëve, krizës së rrezikshme në Iran, e ndoshta madje, edhe luftës së rrezikshme në mes Rusisë dhe Urainës, status- quosë ose “konfliktit të ngrirë” në mes Europës dhe Rusisë dhe kështu me radhë.
Me fjalë tjera, ajo për një çast ose moment sikur mëton të përmbysë ose rrotulloi diçka ose gjithçka nga fillimi (…).
Edhe Presidenti Trump, edhe Presidentët Putin dhe Zelenski, edhe Kanzelari Merz, edhe Kryeministri Starmer, edhe Presidenti Macron dhe lider të tjerë botërorë, e shohin me admirim dhe simpati të pafshehur përkushtimin dhe misionin e saj, edhe pse nuk ia thonë kurrë drejtë në sy.
Në instancë të fundit, marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme botërore, ose ndërkombëtare, tuhet se janë të lidhura dhe gërshetuara në sfond në bazë të lidhjeve të padukshme, misterioze ose enigmatike për publikun ( auditoriumin) e gjërë ku ju si të thuash asnjëherë nuk mund të prekni dhe këpusni ( ndukni) një lule nga masivi ose kopshti i madh botërorë, pa e shqetësuar një yll global ose universal.
Akoma nuk dihet ekzaktesisht se kush janë yjet global ose universal të politikës dhe diplomacisë botërore.
Europa dhe e tërë bota po e përjetojnë një krizë të thellë.
Lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me luftën dhe krizën e përgjithshme në Lindjen e Mesme, krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, si dhe krizat tjera akute dhe kronike… kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike.
Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit ose civilizimit tonë nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe Kinës me SHBA-së, NATO-n ose Perëndimin. Kush e di!?
Ironia tjetër është fakti së i ashtuquajturi “shteti i thellë” ose dubioz së bashku me forcat e ndryshme borxheze, skllavopronare, retrograde, egocentrike dhe të tjera, mund të dominojnë botën, duke përfituar nga lufta e Ukrainës, kriza e Grenlandës, kriza në Lindjen e Mesme, si dhe nga kriza ose recesioni i thellë botërorë, i shkaktuar nga lufta e Ukrainës dhe krizat tjera.
Sipas psikologëve dhe sociofilozofëve kompetentë, ata që kanë kaluar nepër faza ose situata të rënda traumatike dhe psikologjike të luftërave dhe konfliktëve të ndryshme, i kanë gjasat me të mëdha për t’u prekur ose sulmuar nga sëmundje, pandemi ose epidemi të ndryshme.
Sikur nuk ka më as kod moral, dhe unitet etik dhe estetik, por vetëm epigonizëm, recidivizëm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të koncepteve, formulave ose “modeleve” të huazuara nga njëri-tjetri ose njëra-tjetra në kuptimin e një mish-mashi ose konglomerati “fragmentesh dramatike” nga paniku ose situata konfuze dhe kaotike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ajo e Lindjes se Mesme etj… Dhe, kjo pa asnjë kuptim, vizion ose lidhjesh të ndryshme empirike, organike, ordinare, shkencore, ose dialektike me njera tjetren.
Nuk ka më madje as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë në këto kohë krize, paniku, pasigurie dhe recesioni global.
Një digresion:
Të nxitur, mërzitur dhe. alarmuar nga pandemia ose “vdekja e zezë” (kuga) në përiudhën e njohur të “Humanizmit” dhe “Renesansës”: Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura “Utopia” dhe “Shteti i Deillit”, ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse: Populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive.
A i kanë sot globi dhe kontinenti ynë ato rezerva? shtrohet pyetja. Me siguri jo. Nuk i kanë.
Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale- europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore.
Njerëzit vriten, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë dhe gjithandej.
Siç po shihet, Europa po kalon sot një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike, konfuze dhe kaotike.
Nuk ka patur asnjëherë një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot.
Kontineti plak sot po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, apo brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj.
Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Afrika ose Ballkani, përpiçen të kapin Europën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë.
I tmerrshëm dhe shpesh edhe tragjik, është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve, të cilët ne ikje ose lektisje e sipër, shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë.
Pastaj vjen kriza e vdekjës ose mbytjes së “papritur” nepër valet e detit me gomone dhe gjësende të tjera për t´i kapur, prekur ose arrirë brigjet ose tokën e premtuar të Anglisë (Britanisë së Madhe), Gjermanisë, Francës, Spanjës, Italisë etj.
Por, edhe emigrimi si të thuash e ka vlerën dhe bukurinë e vet në kuptimin e asaj se emigrimi, kontakti, integrimi, njohja ose mësimi i cdo gjuhe të madhe, është një dritare e hapur mbi botën.
Kështu është edhe në politikë dhe diplomaci…
E gjithë filozofia politike dhe diplomatike, janë pra një akt, stil, takt, talent ose arti i gjuhës, dialogut, komunikimit… Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët me anë të dialogut të kualifikuar verbal dhe joverbal.
Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori…
Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste.
Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm ditorë ose periodikë, derisa i zëjnë ne gaf, apo i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre, dhe i bëjnë për veti si miq, aleat-klient të tyre racional e konstruktiv-kuptohet.
Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimshe ose insubordinuese, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Hjumi (Humbi), Raselli, Platoni dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.
Sikur jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe “botës moderne” materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.
Bota jonë sikur po tkurret.
Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.
Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj…?
Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?, do pyesnin filozofët dhe sociopsikologët.
Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne.
Shkrimtarët, artistët, filozofët dhe sociopsikologët ndërkaq, sot sikur janë të paaftë ose të pafuqi, për t´i bërë të kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur ato shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, egoizmi, imagjinata dhe fantazia.
Kultura e lartë shkencore dhe humaniste vazhdimisht sikur ka humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjës së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë industriale, teknologjike ose makrokapitaliste.
Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?
Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.
Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të frikës latente ose permanente nga lufta eventuale (nukleare ose atomike) në mes Rusisë dhe Perëndimit, nga pasojat e njohura të krizës në Lindjen e Mesme, Corona virusit etj.
Të gjithë ne sikur jemi të përballur me stresin dhe frikën…
Çdo ditë jetojmë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv… S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo.
Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin, spontanitetin dhe autenticitetin tonë.
Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë.
Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë….
Dhe, kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”, apo…?!
Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës ku pos dëmëve ose shkatërrimë të shumëta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontët e ndryshme të luftës.
Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtarë ose luftëtarë të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjen akoma pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë.
Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse.
Gjithashtu edhe humbjet njerëzore, materiale, teknike ose luftarake të ushtrisë ruse, janë enorme.
E tërë kjo siç u tha me sipër në saje të disa ideve, konceptëve, doktrinave, formulave dhe teorive të ndryshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike, sipas të cilave: “Ata që sundojnë me Rusinë dhe shtetët ose hapësirat e ndryshme për rreth saj, ata sundojnë ose udhëheqin me tërë globin ose planetin tonë”.
Ku ndodhet Kosova e vogël në masivin e madh të interesave dhe përplasjeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të globit? shtrohet pyetja.
Askush me shumë se sa disa politikanë shqiptarë ose kosovarë, si duket nuk i ndjekin dhe zbatojnë disa rregulla dhe “ligje të larta” të llozhës së madhe të masonerisë dhe oligarkisë botërore, në kuptimin e saj se ata jo vetëm politikat, bisnesët dhe interesat e ndryshme, por pas 3O ose 4O vitësh martese, i ndërrojnë, ç´njerëzojnë dhe përziejnë gratë me njëri-tjetrin për të shtuar oreksin, potencën ose oreskin e seksit me gratë e njëri-tjetrit!
Ndërkohë që për shumçka, disa shqipfolës, e sidomos kosovarët, ngjajnë me turqit.
Por, ja që Kosova dhe shqiptarët sot janë të lirë (çliruar) nga zgjedha dhe tirania serbe.
Ky është lajmi kryesor për çastin ose momentin.
Ironia e tërë kësaj arritje epokale dhe historike, ndërkaq qëndron në faktin paradoksal, reaksionar dhe anakronik, sipas të të cilit, Kosova dhe shqiptarët, sikur i harruan shumë shpejt vuajtjet ose të kaluarën e tyre së bashku me vlerat dhe sakrificat e djemve dhe vashave me të mira të kombit!
U harruan lufta çlirimtare dhe heroike e UÇK-së bashku me angazhimin dhe kontributin kolosal dhe titanik të SHBA-së, NATO-ss ose Perëndimit për Kosovën dhe shqiptarët.
Sikur u harruan madje edhe konceptet, idealet, vizionet dhe parimet e njohura shkencore dhe humaniste që përkojnë me periudhat e shquara të Humanizmit dhe Renesansës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh.
U mor vesh se ata që bëjnë gabime ose gafa të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, ata nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.
“Miqtë e mi, nuk vritët vetëm jeta në luftë, por edhe e vërteta”, (Platoni)
Ndryshe nga kjo, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike: Asnjë shtet, asnjë popull, asnjë komb, fe, kulturë, person ose individ, nuk janë të autorizuar nga Zot dhe natyra, për të sunduar, dominuar ose qeverisur me të tjerët, por të gjithë janë të njëjtë dhe të barabartë para Zotit, ligjit dhe natyrës.
Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të një “jete pluraliste ose demokratike” të ndodhur dikund në mes krimit , denimit, mashtrimit dhe fasadës.
S’ka gjë më të ankthshme, me të keqe dhe më stresuese se kjo.
Luftërat jo rrallë janë edhe tregti, bisnes, profit ose trofe horrash, maskarënjsh, matrapazësh, tiranësh ose diktatorësh të ndryshëm, tha dikur Napoleon Bonaparta.
“Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose çifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre”, (Berthold Brecht)
Nuk po di…?!
Disa thonë se serbët sërish po kërkojnë luftëra ose konflikte të reja kundër Kosovës dhe shqiptarëve!
U mor vesh se serbët po kërkojnë koncesione ose kompromise të reja të Kosovës dhe shqiptarëve deri në atë masë, saqë të zhbëhet, apo të ndahet dhe coptohët tërësisht shteti i Kosovës, i ngritur dhe krijuar me lumenj gjaku, si dhe me viktima dhe sakrifica të panumërta njerëzore dhe materiale të shqiptareve.
Serbët i kanë humbur luftëtat e tyre pushtuese, koloniale, imperiale, shkatërrimtare ose apokaliptike në Kosovë, Kroaci si dhe kundër popujve (kombëve) dhe shtetëve tjera. Kapitulli i luftërave të atjeshme, sikur është mbyllur njëherë e përgjithëmonë.
Nuk i njoh personalisht as Hashim Thaçin, as Kadri Veselin, as Jakup Krasniqin, as Rexhep Selim, as Ramush Hadinajn etj. Nuk i kam takuar kurrë në jetë. Nuk i kam as shokë shkolle ose studimesh, as vëllezër, kushërinj, dajë, nipa, tezak, nuna, kumbarë, partner bisnesi, partie politike etj.
Por, e di se luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-s, janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti.
Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë venosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë. Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e kaq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve.
Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.
Ndërkohë që luftrat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e lavdishme e UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t’i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullorë ose gjakatarë, por t’ i shpërfillim dhe injorojmë miqtë ose aleatët e tyre natyrorë ose historikë.
Së këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (fëmijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradoksëve, naivitetëve ose padrejtësive të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara.
Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose deshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmerinë e kombit.”
U mor vesh se sipas Aleksandrit (Lekës) të Madh, Aristotelit, Talësit, Sokratit, Platonit, Homerit ose Herodotit: Njerëzit ose popujt e ndryshëm, nuk shohin, nuk lexojnë, nuk logjikojnë, ose nuk shkojnë në luftë vetëm për t’i parë dhe numruar yjet në qiellin ose universin e pafund! Apo, për të kapërcyer ylberin përtej asaj “anës tjetër” si Sizifi, por, edhe për t’i parë, njohur, zbuluar, skicuar, vizatuar, ravijezuar, konturuar, identifikuar dhe përcaktuar kufinjtë e tyre me të tjerët, si dhe për t’i njohur, zbuluar, lidhur ose identifikuar urat ose rrugët e reja të fatit dhe ardhmërisë së tyre individuale dhe kolektive.
Çfarë (çka) duhet ditur? (kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë); çfarë (çka) duhet bërë? (kritika e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? (kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator…?
Pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura: Çfarë (çka) guxojmë të dijmè?, çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmë, gjykojmë dhe mendojmë? dhe çfarë (çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të popullit, shtetit dhe shoqërisë sonë…?
Kosovës dhe shqiptarëve nuk iu duhet lufta ose konflikti i ri kundër serbëve ose dikujt tjetër.
Zoti, fati, natyra, gjeografia kanë vendosur asisojit që me serbët dhe popujt tjerë sllavë, të jemi fqinjë ose komshinj, ndërsa luftërat e ndryshme dhe historia na kanë bërë armiq të përjetshëm me ta.
Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe “gjuhën e Zotërave ose Perëndive” së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve, ndërkaq shumica absolute e politikanëve shqiptaro- kosovarë, as në shqip nuk e kuptojnë dhe honepsin dot njëri tjetrin.
Imagjinoni ose paramendojini sot politikanët ose diplomatët shqiptar ose kosovar, me “Trepçën, Ujmanin” ose fatët e kombit dhe atdheut nepër çantat ose valixhët e tyre “politike ose diplomatike nepër “kazinot e globit” në emër të “liberalizimit të vizave” dhe “integrimëve” të ndryshme imagjinare ose fiktive.!!!
Në mbyllje:
Në Kosovë dhe Shqipëri marrja ( turpi), tradhëtia, pabesia, mashtrimi, interesa, nebuloza, mediokriteti, cinizmi dhe injoranca, si duket hahen me bukë.
Mos harroni se morali, karkakteri dhe virtyti i lartë njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual, profesional dhe intelegjent, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive. E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk duhen.
Fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë.
Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhën poligon ose ‘arenë e gladiatorëve” të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetësh ose simbolësh instiktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndërrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar nè Kosovë.
Politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizioneve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste sè bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i vlerave, parimeve, kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Të zgjohemi…!