Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: Dhoma ime

Dhoma ime
ka dritare që shohin gjithçka
e më tregojnë mua.

Aty lulëzojnë fjalët
rriten këngët
lapsat bëhen zogj.

Në rafte ka diej shkronjash
në tavolinën lulore
ulën dallëndyshet
edhe fluturat
lexojnë në vargje
rrahjet e zemrës sime.

Tërë një qiell i çuditshëm
është brenda.

Nëpër degë strofash
lulëzon muzika
dhe fluturon kah zemra
e secilit fëmijë.

Në jastëkun me rima
vë kokën
në çast bëhem i madh
me pranverën time.

Gjilan, 24 korrik 2026.