Fondacioni Çamëria: DIJETARI I FSHEHTËSIVE
Hasan Tahsini ishte një kometë vezulluese që, me dijet e tij, çau qiellin e errët të Perandorisë Osmane të shekullit XIX, duke lënë pas një dritë që ndriçoi rrugët e dijes, shkencës dhe mendimit modern.
Një personalitet i pazakontë, i keqkuptuar, por edhe i adhuruar. Një dijetar që shpenzoi energjinë e gjithë jetës në kërkim të fshehtësive të krijimit, duke u përpjekur të pajtonte dijet e thelluara shkencore me dijet fetare, në kërkim të përjetshëm të kuptimit të ekzistencës.
Poet dhe filozof, reformator i arsimit, shkencëtar, gjuhëtar dhe patriot, jeta e tij mes vendlindjes Shqipërisë, Perandorisë Osmane dhe Francës është një histori që ende pret të zbulohet në gjithë përmasën e saj.
Kush ishte në të vërtetë Hoxha Tahsini?
Çfarë kërkonte të zbulonte?
Dhe pse një prej mendjeve më të jashtëzakonshme të shekullit XIX mbeti për kaq gjatë në hijen e historisë?
Duke ndjekur gjurmët e jetës së tij dhe fatin e veprës së tij, kemi realizuar dokumentarin “Dijetari i fshehtësive”, në përpjekje për t’i rikthyer publikut një prej figurave më të rëndësishme të historisë së dijes dhe mendimit shqiptar.
Përmes kujtimeve të bashkëkohësve të tij dhe intervistave me historianë e studiues:
Fatih Sancaktar, Luan Rama, Hasan Bello, Manushaqe Halili, Laurant Bica, Enver Kushi, Xhafer Sadiku, Elinda Dibra, astrofizikania Mimoza Hafizi dhe skulptori Ilmi Kasemi Beati.
Si dhe përmes pjesëve të interpretuara nga aktorët Kastriot Ramollari, Sokol Angjeli dhe Amri Hasanlliu.
Ju ftojmë të zbuloni jetën, mendimin dhe veprën befasuese të Hoxha Tahsinit, në dokumentarin:
“DIJETARI I FSHEHTËSIVE”
Një produksion i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”
Skenari dhe regjia: Admirina Peçi
Kamera: Agust Kamberi
Montazhi: Riza Vreko