Rusia kërcënon NATO-n për Kaliningradin
Tensionet mes Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s janë përshkallëzuar sërish pas një note zyrtare të dërguar nga Moska përmes ambasadës së saj në Belgjikë. Nëpërmjet këtij dokumenti, Rusia paralajmëron se është e gatshme të përdorë të gjithë arsenalin e saj ushtarak – përfshirë edhe armët bërthamore – për të mbrojtur enklavën strategjike të Kaliningradit.
Moska shpreh protestën e saj kundër stërvitjeve ushtarake të zhvilluara nga NATO në rajonin e Baltikut gjatë muajit gusht 2026, duke i cilësuar ato si simulime për marrjen e kontrollit të Kaliningradit dhe si një përshkallëzim që rrit rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë të armatosur. Kaliningradi, i cili ndodhet i izoluar mes Polonisë, Lituanisë dhe Detit Baltik, mbetet një pikë me rëndësi të lartë gjeopolitike pasi shërben si bazë kryesore për Flotën Ruse të Baltikut.
Pala e NATO-s konfirmoi marrjen e letrës dhe iu përgjigj prerazi retorikës ruse. Zëdhënësja e Aleancës, Allison Hart, e dënoi kërcënimin me forcë dhe retorikën bërthamore, duke nëvizuar se NATO ka kapacitetet e plota, gatishmërinë dhe vendosmërinë për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të vendeve anëtare ndaj çdo kërcënimi.