Mimoza Rexhvelaj: Je diell që nuk ngroh më

Je diell që nuk ngroh më,
rrezet e tua thyhen,
mbi pasqyrat e një realiteti të trishtë.
Humbasin në rrezatime pa adresë,
pezull në udhëkryq,
ku tabelat janë hequr
e s’ka ma shteg.
Stinë e zhubravitur,
në kthesa të acarta,
ku bryma e parë
ka ngrirë edhe kohën.
Në këtë fund tetori,
mbetesh kacavjerrë
në kupën e qiellit,
mes dy botëve…
As qesh,
as qan,
as… bzan.
Diell i vram.