Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Bravo policit shqiptar

BRAVO POLICIT SHQIPTAR

Deri më sot Edi Ramën e ka mbajtur “gjallë” në Kryeministri POLICIA.
Shteti do të ishte në tokë, pluhur e thërrmia, pa skafandrat, shkopinjtë, përgjakjet, burgosjet e çunave të rinj..
Rama le t’i ndezë një qiri, le t’i ulet në gjunjë POLICIT shqiptar.
I ruajti nderin, e mbajti në këmbë atë e strukturën e tij politike.
Duket e ekzagjeruar kjo që them, por është katërçipërisht e vërtetë.
Edhe unë që nuk e dua si shtetar Ramën. e falënderoj atë policin shqiptar, POLICI që shtetit i mbrojti strukturën, ngrehinën, infrastrukturën nga dhuna… për politikën.

Nuk dua dhe nuk dua që shteti im, qeverisja, institucionet, të zgjedhurit e vendit tim të rrëzohen e të nëpërkëmben nga “rruga”.
Po… jo nga dhuna, nga “rruga”, ndryshimi duhet të vijë vetëm nga vota.

Policia e mbajti dhe ende sot po e mban në këmbë Edi Ramën.

Jo ata që i peshon rëndshëm me parà, jo analistët, jo TV, jo myteberët partiakë si Klosi që nuk lidhin dot dy llafe.

Policia i vuri gjoksin zjarrit dhe dronit, u përgjak konkretisht … ditë për ditë me një rrevolte, me një llavë… që nuk di kur do shuhet.

Ku është politika?
Është detyra e saj të gjejë zgjidhjet.
Dmth ku është Edi Rama?
Llafe, fjalime lumë si Kastro… që i dëgjojnë të vetët.
Arbitraritet, shkop polici kokës, gaz lotësjellës… udhë pa udhë, pa shteg… pa transparencë, pa ndershmëri, pa perspektivë.

Në dorë të policit paske mbetur ti, shteti im?