Albspirit

Media/News/Publishing

58 laureatë të Çmimit Nobel, apel për shpëtimin e jetës së kampionit iranian të boksit, të dënuar me vdekje

58 laureatë të Çmimit Nobel, mes tyre presidentë dhe ish-presidentë fitues të Nobelit për Paqen, shkencëtarë dhe shkrimtarë të shquar botërorë, kanë ndërmarrë një nismë të përbashkët për të shpëtuar jetën e Mohammad Javad Vafaei Sani, kampionit iranian të boksit dhe të burgosurit politik të dënuar me vdekje.

Duke përshëndetur dhënien e Çmimit Ndërkombëtar Magnitsky për të Drejtat e Njeriut 2026, ata i kanë bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe qeverive të botës të ndërmarrin veprime urgjente për të parandaluar ekzekutimin e tij.

Laureatët theksuan se ky çmim duhet të shërbejë si pikënisje për një fushatë ndërkombëtare për shpëtimin e jetës së tij dhe lirimin e të burgosurve politikë në Iran.