Albspirit

Media/News/Publishing

I ka vendosur emrin, por këngëtarja shqiptare e mohon babanë

I ka vendosur emrin, por këngëtarja shqiptare e mohon babanë

Sot ajo është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, por karriera e saj muzikore ka nisur shumë më herët, që në fëmijëri.

Në moshën 10-vjeçare, mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë në anglisht, të cilën e kishte shkruajtur vetë. Në moshën 16-vjeçare u kthye në Kosovë me pak fjalë dhe pa bujë, por u dhuroi dëgjuesve hite pas hitesh.

dafina-zeqiri

Ajo u bë pjesë e top listave të televizioneve dhe radiove lokale dhe në shume raste edhe i kryesonte ato. Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft atraktive skenike, Dafina tani radhitet ndër këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara në Kosovë dhe Shqipëri.

Përveç karrierës së saj muzikore, Duffy siç identifikohet me emrin e artit, ka pasur një jetë për të cilën ka qenë shumë e përfolur. Ajo ka jetuar vetëm me nënën pasi kishte pasur një problem me babain e saj dhe madje nuk mban as mbiemrin e tij. Meidat e Kosovës shkruajnë se në një emision në një nga televizionet Shqiptare, Nebi Bajraktari kishte mbajtur një fjalim publik duke i kërkuar Dafinës të falur por kjo e fundit nuk ishte përgjigjur asnjëherë.

“Kisha një lutje vetëm një orë të takohem me të dhe të bisedoj që t’ia tregoj të vërtetën. Jam një baba që e dua shumë, sikur të ishte e mundur do bëja gjithçka që është e lejuar dhe e ndershme vetëm që ta dijë të vërtetën sikur e motra e saj, Besa”, ka thënë ai.

motrat

Me Besën, motrën e Dafinës, baba Nebiu është takuar pas 21 vitesh. Sot ajo jeton në Suedi dhe mban kontakte me të atin. Versioni i saj është se i ati i ka braktisur kur kanë qenë të vogla, ndërsa policia dhe gjykata suedeze i ka gjetur ato në një fshat të Ferizajit. Ai ia ka vënë edhe emrin Dafinës, por kurrë nuk e ka menduar se do ta ketë një fat të tillë. Bajraktari sot është i martuar dhe ka pesë fëmijë. Për këtë ngjarje ka shkruar edhe revista “Kosovarja”.

Ajo gjithashtu është përfolur shumë edhe për lidhjet e saj të dashurisë. Fillimisht lidhja e saj me Krenar Cocaj ishte përfolur shumë kur edhe pse ata po kalonin mirë për disa arsye të ndryshme u ndanë pas një lidhje dyvjeçare. Pas kësaj në disa nga performancat dhe pjesëmarrjet e saj vërehej shumë afërsia që kishte me rep këngëtarin Ledri Vula. Në shumicën e intervistave ata e kishin mohuar lidhjen e tyre por që më vonë në një shfaqje televizive ata u panë duke u mbajtur për dore, gjë që e pamundësonte që ata të dy të mohonin se kishin një lidhje. Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula ishin një nga çiftet më të përfolura të skenës shqiptare.

Krenar-Cocaj_Dafina-Zeqiri.4

Këngët, klipet, promovimet dhe pjesëmarrjet e tyre së bashku bënin që fansat të dëshironin edhe më shumë t`i shihnin bashkë. Por ata nuk e plotësuan dëshirën e tyre. Pas një periudhe të vështirë në lidhjen e tyre, problemeve dhe mosmarrëveshjeve ata i dhanë fund lidhjes së tyre përgjithmonë. Me përfundimin e kësaj Dafina Zeqiri udhëtoj për në Amerikë mbase për të qetësuar veten dhe për të marrë energjinë e nevojshme për të vazhduar me projektet e radhës.

Pas kërkesës së fansave dhe dëshirës se tyre, Ledri e ftoi Dafinën për këngën e 3-t. Ata erdhën me surprizën e tyre në Videofestin Muzikor ku perforuman këngën e re “Got Ur Back”, e cila u përfol shumë. Po ky ishte vetëm një bashkëpunim, pasi Ledri dhe Duffy vendosën të mbeten thjesht miq të mirë.

dafina-nuk-euml-sht-euml-n-euml-lidhje-ledrin_hd

Duke qenë një vajzë mjaft tërheqëse, Dafina nuk u ka shpëtuar as akuzave për kryerjen e operacioneve plastike. Në fakt, përmes një vështrimi në fotot e daljeve të saj të para në televizion, vërehet një ndryshim shumë i madh. Edhe pse Dafina merret me sport dhe bën shumë palestër, ajo ka arritur të justifikojë format perfekte fizike por jo tiparet e fytyrës.

Pranoi publikisht se është e pakënaqur me gjoksin, por kjo nuk është e tëra. Dafina ka edhe disa operacione tjera në fytyrë (mollëza), ka një operacion në buzë dhe në hundë.

dafina

Burimi: Icon

Please follow and like us: