Albspirit

Media/News/Publishing

Toka, më e gjelbër se 33 vjet më parë

TokaNë 33 vitet e fundit, Toka është bërë më e gjelbër falë dioksidit të karbonit. Kështu rezulton nga një studim i revistës “Nature Climate Change”, sipas të cilit, zonat e gjelbra në planetin tonë janë shtuar me 36 milionë kilometra katrorë në krahasim me 33 vjet më parë. Për shkencëtarët, kjo ka lidhje me rritjen e nivelit të Co2: për ta përballur dhe thithur dioksidin e karbonit, bimët kanë zhvilluar më shumë gjethe.

Por efekti do të pësonte gradualisht rënie me kalimin e kohës: për të mbështetur rritjen e bimëve, kërkohen burime të tjera, si ujë dhe fosfor. Ajo që ka ndikuar në shtimin e zonave të gjelbra, është edhe përdorimi i modifikimit të tokës për ndryshimet klimatike.

Por ka pasur edhe një të re të lidhur me përqendrimet e larta të dioksidit të karbonit: ka ndikuar edhe ndryshimi dramatik i klimës, i ndodhur mes 53 dhe 54 milionë viteve më parë, me një temperaturë 14 gradë më të lartë se kjo aktualja. Këtë e kanë zbuluar studiuesit e Universitetit të Sauthemptonit, falë dëshmive të ruajtura të mikroorganizmave fosile, që atëherë gjendeshin në oqeane.

Kërkimi është i rëndësishëm, si për të kuptuar klimën e së shkuarës, ashtu edhe për të parashikuar atë në të ardhmen.

Duke analizuar sedimentet antike oqeanike dhe nivelet e Co2 të pranishme deri tani, kërkuesit kanë konfirmuar hipotezën, që dioksidi i karbonit, ka shkaktuar temperatura të nxehta ekstreme në atë epokë të largët. Kur nivelet u reduktuan, temperaturat u ulën maksimalisht, duke formuar kurorën polare aktuale.

 

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: