Ky është biznesmeni i vrarë në atentat sot në Durrës
Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Durrësin këtë të diel.
Biznesmeni i ndërtimit Shpëtim Shala është qëlluar me pistoletë në makinën e tij “Golf 5” me targa AA 086 HJ.
Shala është gjetur i pajetë në mjetit e tij nga qytetarë të rastit.
Dyshohet se arma me të cilën ai u ekzekutua të ketë qenë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar krisma në atë zonë.
Policia ka rrethuar zonën duke ngritur disa postblloqe, por nuk kanë mundur të ndalojë autorët.
39-vjeçari Shala ishte i njohur për policinë si person me precedent të mëparshëm penal.
Disa pista hetimore janë ngritur nga policia dhe prokuroria.
E para është ajo e një hakmarrjes pasi dyshohet se ai mund të jetë përfshirë në ngjarje kriminale dhe e dyta ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Hetuesit thonë se nuk përjashtohet pista e konkurrencës pasi Shpëtim Shala ishte një nga ndërtuesit kryesor në Durrës në zonën e plazhit.