Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri ngacmon seksualisht një gazetare 

Michel_Sapin1

Ministri i Financave në Francë, Muchel Sapin, ka pranuar sot se ka ngacmuar një gazetare.

The Guardian shkruan se ministri francez Sapin ka kërkuar falje për sjelljet e tij, por ka insistuar se incidenti nuk duhet të ngatërrohet me seriozitetin e ngacmimit apo sulmit seksual. Ai shprehet se ka qenë nën presion që nga publikimi i një libri muajin e kaluar për politikat franceze i cili pohoi se “ai e kishte tërhequr nga brekët elastike një gazetare kur ajo ishte përkulur poshtë për të marrë një stilolaps në forumin ekonomik në Davos vitin e kaluar”. Ky incident ishte adresuar, pa e përmendur emrin e Sapin, përmes një peticioni nga 40 femra gazetare vitin e kaluar, duke kërkuar që t’i jepet fund ngacmimit seksual ndaj gazetarëve politike femra në Francë.

Please follow and like us: