Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “arrest me burg”, për ish – Kryetarin e Bashkisë Përrenjas, Bajazit Karriqi. Ish – Kryebashkiaku akuzohet për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumentave”. Masa e sigurisë është zbatuar nga forcat e Policisë së Shtetit. Prokuroria e Elbasanit ka krijuar dyshime të arsyeshme se Karriqi ka falsifikuar dokumentat e punësimit të rreth 12 personave, në kohën që po largohej nga detyra, gjatë verës së vitit 2015.