Seks për një punë, shkarkohet kryebashkiaku i Peshkopisë, pritet shoqërimi në Polici
Menjëherë pas publikimi të videoskandalit, ku kryebashkiaku i Peshkopisë Shukri Xhelili i kërkon një 20 vjeçareje favore seksuale në këmbim të një vendi pune, qeveria pritet ta shkarkojë.
Burime nga qeveria bëjnë me dije për Shqiptarja.com se kryetari i bashkisë së Peshkopisë do të shkarkohet nesër më vendim të Këshillit të Ministrave, ndërkohë pritet edhe shoqërimi i tij në komisariatin e Dibrës.Kryebashkiaku socialist u denoncua nga një 20 vjeçare, pasi i kishte kërkuar asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune, në një galeri arti. Videoskandali ka tërhequr menjëherë vëmendjen e deputetëve në Kuvend, të cilët janë filmuar duke parë videon, e publikuar në emisionin “të paekspozuarit”, të Ylli Rakipit. Madje mungesa e despotëve në sallë, pasi kishin dal jashtë Kuvendit për të parë videon është bërë shkak i shtyrjes së votimit të projektligjeve që ishin në rend të ditës në seancën parlamentare.
CV e kryetarit të bashkisë Dibër, Shukri Xhelili
ARSIMI: Universiteti Tiranes, Albania Fakulteti I EKONOMISE, Titulli : Ekonomist per Industrine EKSPERIENCA NE PUNE Nga shtatori i Viti 1985- shtator 1987kam punuar ne Oficinen mekanike Peshkopi Kryetar I Deges…
ARSIMI: Universiteti Tiranes, Albania Fakulteti I EKONOMISE, Titulli : Ekonomist per Industrine
EKSPERIENCA NE PUNE
Nga shtatori i Viti 1985- shtator 1987kam punuar ne Oficinen mekanike Peshkopi Kryetar I Deges Furnizim-Shperndarje.
Shtator 1987- korik 1991 Kryetar I Deges Planit Frigoriferi Peshkopi.
Gusht 1991 – korik 1992 Drejtor I Frigoriferi Peshkopi.
1996 deri Nentor 2013 Biznes privat.
Nentor 2013- Qershor 2015 Dretjor Sigurimeve shoqerore Diber.
Njohuri te mira te gjuhes angleze
AFTESI ORGANIZATIVE DHE
KOMPETENCA
AFTESI TEKNIKE NE PERDORIMN E
KOMPJUTERIT DHE TE TJERA
Njohuri shume te mira te Paketes Office, Internet si dhe nje pjese te mire te programeve me te perdorshme te momentit.