Albspirit

Media/News/Publishing

DASH kritikon qeverinë shqiptare për respektimin e të drejtave të njeriut dhe nivelin e lartë të korrupsionit

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi këtë të premte raportin vjetor për të drejtat e njeriut në botë, pjesë e së cilit është edhe Shqipëria.

Në raport përmendet mosndëshkimi i zyrtarëve të lartë përkundër atyre të niveleve të ulëta.

Sipas raportit të DASH, shqetësues në Shqipëri mbetet niveli i lartë i korrupsionit, i cili është i përhapur në gjithë nivelet e qeverisjes.

“Korrupsioni është më i përhapur në sistemin gjyqësor, por është i përhapur edhe në sistemin e shëndetësisë. Po kështu edhe dhuna në familje e diskriminimi i grave, mbeten çështje serioze. Në paraburgime ka probleme me mbipopullimin. Në disa raste rojet e burgut kanë rrahur të dënuarit”, thuhet në raport.

Pjesë e raportit janë edhe çështjet e pronës, nuk thuhet se në këtë drejtim është bërë pak përparim.
“Në çështjet për trajtimin e pronës, qeveria kë bërë pak përparim. U prishën shtëpi pa kaluar në një proces ligjor. Pronarëve nuk iu dha shpërblimi i përshtatshëm”.

Raporti i plotë

http://www.360grade.al/images/Shqiperia-2016.pdf

Please follow and like us: