Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Me zgjedhje të lira Rama largohet nga pushteti dhe përfundon pas hekurave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, “nga çadra e lirisë” pohoi se Kryeministri Rama po përpiqet me çdo kusht që të mos ketë zgjedhje të lira e të ndershme me 18 qershor.

Kjo sipas tij, për faktin se nëse do të kishte zgjedhje të lira e të ndershme Rama jo vetëm që do të largohet nga pushteti por rrezikon të përfundojë edhe prapa hekurave për lidhjet me krimin dhe aferat korruptive.

Basha: I zhytur siç është deri në fyt me aferat korruptive të tij dhe Ministrave të tij, i zhytur deri në fyt siç është me lidhjet me krimin e organizuar, me banditët më të njohur të Shqipërisë dhe Ballkanit, me drogën dhe paratë e drogës ai e di fare mirë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme jo vetëm do të largohet nga pushteti por do të përfundojë para drejtësisë dhe me gjasa prapa hekurave. Kjo është beteja, kjo është lufta.Prandaj ai po bën gjithçka që me 18 qershor të mos ketë më zgjedhje, mos të ketë më mundësi shqiptari të zgjedhë, por të vazhdojë dhe të zgjedhë vetëm Edi Rama dhe 40 hajdutët dhe kriminelët e tij që janë pasuruar në kurriz të një populli të rraskapitur dhe të rrënuar nga qeverisja e tij korruptive dhe kriminale.

Kjo është beteja. Miliardat e drogës, koncesioneve korruptive të shëndetësisë dhe i gjithë pushteti financiar, politik dhe mediatik, i atyre mediave që janë bërë njësh se kanë zhytur kafshatën e korrupsionit në fytin e tyre. Beteja është të mashtrojnë, të vjedhin, të nënshtrojnë shqiptarët dhe tu mohojnë shqiptarëve votën e lirë dhe të ndershme.Ky është establishment i inkriminuar dhe korruptuar politik. Kjo vëllezër dhe motra demokratë dhe socialistë është Republika e vjetër.

 

 

Please follow and like us: