Vendimi i plotë i Kushtetueses, si votuan gjyqtarët për rrëzimin e Elvis Rroshit
Është bërë publike se si kanë votuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e marrë sot për rrëzimin e kërkesës që kishte bërë ishkryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi.
Votimi ka qenë unanim, 8-0. Pro shkarkimit të Rroshit si kryebashkiak dhe rrëzimit te kerkesave qe ai kishte bere kane votuar gjyqtaret: Bashkim Dedja, Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo.
VENDIMI
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 07.03.2017, mori në shqyrtim çështjen me palë:
Kërkues: Elvis Rroshi
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqiperisë, Këshilli i Ministrave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme Objekti: 1. Shfuqizimi i nenit 2, pika 1, shkronja (a); neni 2 pika 2 neni 4 pika 1, pika 5 pika 6 dhe pika 7, ne nenin 10 fjalet “ moszgjedhje” dhe shkronja “d”; neni 14 dhe neni 15 për funksionarin publik kryetar i bashkisë, të ligjit nr 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. 2. Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.952, datë 29.12.2016 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Rroshi.” 3. Shfuqizimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr.174, dat ë 29.12.2016 “ Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, zoti Elvis Rroshi.” 4. Shqyrtimi i kushtetutshmërisë së të gjithë ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Gjykata, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 115 dhe 134/1/i të Kushtetutës, si dhe të neneve 70 e në vijim të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.