Albspirit

Media/News/Publishing

Rama “thumbon” Maqedoninë: Gjuha shqipe, tingëllim moderues në Ballkan

Kryeministri Edi Rama ka një mesazh për Maqedoninë.

“Gjuha jonë është mbartëse ekuilibri dhe fqinjësie e mirë”, tha ai në aktivitetin për 130-vjetorin e Mësonjtores së Parë Shqipe në qytetin e Korçës, duke i dhënë kështu edhe një mesazh indirekt Maqedonisë.

“Gjuha shqipe ka qenë dhe mbetet një tingëllim i veçantë dhe moderues në Ballkan. Shqipja e prirur për t’u lëvruar në autonominë e saj nuk ka qenë kurrë mbartëse sistemesh sundimi, apo përjashtimi. Në gurrën e saj të pasur pa iu imponuar askujt, gjuha jonë dëshmon se është mbartëse ekuilibri dhe fqinjësie të mirë dhe përçuese mirëkuptimi dhe qytetërimi dhe hapje ndaj gjuhëve dhe kulturave të tjera.

Kush nuk e kuptoi këtë të vërtetë të madhe si në të kaluarën dhe të tashmen mbolli fatkeqësira dhe kobe të mëdha në rajonin ku jetojmë, mbolli ndasi dhe vëllavrasje mes fqinjëve, krijoi mure dhe barriera që në rajonin tonë, aq të ngjashëm për nga diversiteti e kthyen në fuçi baruti”, tha Rama.

Mësonjtorja e Parë tha z. Rama është shkolla e parë laike dhe institucioni i parë publik arsimor shqiptar.

Please follow and like us: