Albspirit

Media/News/Publishing

Aleksandër Meksi feston ditëlindjen

Aleksandër Meksi, Kryeministër i Shqipërisë në vitet 1992-1997 ka, sot, ditëlindjen.
I lindur në vitin 1939, në Gjirokastër, ai mbush 78 vjeç.
Përpara se të angazhohej në politikë, Aleksandër Meksi ka qenë studiues i historisë mesjetare. Pas rënies së Murit të Berlinit, ai u përfshi në politikë, duke u bërë themelues i Partisë Demokratike dhe hartues i statutit të saj. Në një nga votimet e herëshme arriti të zgjidhej edhe kryetar i saj, por u silurua nga Sali Berisha.
Me fitoren e PD në vitin 1992, u zgjodh kryeministër i vendit, post të cilin e mbajti deri në 9 mars 1997, pikërisht një ditë pasi kishte mbushur 58 vjeç. U zëvëndësua nga një tjetër gjirokastrit, Bashkim Fino, i cili kryesoi Qeverinë e Pajtimit Kombëtar që i parapriu zgjedhjeve ku do fitonin ish komunistët e PS.
Qeveria Meksi është e para që ndërrmori reforma që i hapën rrugë ekonomisë së tregut.
Pas rënies së qeverisë së tij, Aleksandër Meksi nuk qëndroi më në politikë.
Ai është autor i disa librave, mes të cilave “Arkitektura e xhamive të Shqipërisë”, “Arkitektura e kishave të Shqipërisë shek. VII-XV”, etj.

 

 

Please follow and like us: