Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Jo bojkot të zgjedhjeve, por vetëm zgjedhje të lira

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve, por vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjatë fjalës së tij në “çadrën e lirisë”, Basha u shpreh se sot do të dorëzohet në KQZ, ultimatumi për zgjedhje të lira.
“Sot në KQZ partitë opozitare do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush i fryn borisë që bojkotit gabohet rëndë. Nuk do të ketë bojkot, do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh midis të tjerave Lulzim Basha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së
Sot në KQZ, partitë opozitë do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush i fryn, borive të bojkotit, gabohet rëndë: Nuk do të ketë bojkot, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, qytetarët do të fitojnë, ju do të fitoni!
Me hapin e sotëm, opozita shqiptare provon luajalitetin tonë ndaj kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Republika e vjetër dhe klanet kriminale në pushtet guxuan të vënë në pikëpyetje guximin ton më 18 shkurt dhe sot do ta marrin me firmë dhe me vulë, seriozitetin tonë për të qëndruar me popullin deri në arritjen e qëllimit tonë madhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ti me kriminelë unë me pedagogë, ti me hajdutë unë me qytetarë, ti me vesin ne me virtytin, ti kundër zgjedhjeve ne për zgjedhjet, ti për drejtësinë e kapur ne për drejtësinë e vërtetë, të pa kapur.

Please follow and like us: