Reagon Taulant Xhaka pas zërave për sherr me De Biazin dhe largimit nga kuqezinjtë
Ka reaguar Taulant Xhaka pas largimit nga grumbullimi i kombëtares shqiptare së bashku me mesfushorin tjetër Amir Abrashi dhe zërave për një sherr të mundshëm me trajnerin Gianni De Biasi.
Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Bazelit, ka postuar në faqen e tij zyrtare një foto me Abrashin.
Bashkangjitur fotos ai shkruan: “Deri në vdekje ?⚫️???????#Abrashi #TX14 # La Familia!”.
Mësohet gjithashtu se pas përfundimit të ndeshjes ndaj Italisë, ku Xhaka dhe Abrashi nuk u aktivizuan asnjë minutë nga trajneri De Biazi, ata nuk udhëtuan me skuadrën drejt Shqipërisë për të qenë të gatshëm në ndeshjen miqësore kundër Bosnjës.
Një grindje mes të dyve, e mohoi dhe vetë tekniku italian në konferencë për shtyp.
Një mbrëmje pa lavdi ishte e djeshmja për kombin shqiptar, pasi përfaqësuesja e Shqipërisë është mundur në transfertë me rezultatin 2-0 nga Italia, sikurse Kosova u mposht në “Loro Boriçi” të Shkodrës me rezultatin 1-2 nga Islanda.
Kuqezinjve nuk u ka mjaftuar loja e mirë dhe dinjitoze e zhvilluar ndaj azzurrëve, me raste flagrante të shpërdoruara, sikurse dhe me dy gabime që kushtuan mjaft shtrenjtë, që të dyja të ndëshkuara me gol nga Italia plot përvojë dhe racionale. Një disfatë që i kushton shtrenjtë Shqipërisë, e cila tashmë rrezikon edhe vendin e katërt të Grupit G, pas fitores së Maqedonisë.
Nga ana tjetër Kosova në kuotën e 1 pike pas 5 ndeshjesh nuk i ndahet vendit të fundit të klasifikimit në Grupin I.