Albspirit

Media/News/Publishing

Kush e vrau Zyrika Manon bashkë me fëmijën e saj?

Dosja e plotë e pushkatimit të inxhinierëve të kënetës së Maliqit. Minatorët e Rubikut kërkuan “vdekje për armiqtë e popullit”.  Si firmosën edhe vullnetarët e Vithkuqit, Mirditës, Vlorës e shumë të tjerë pretencën e xhelatit Nevzat Haznedari i ngarkuari special i diktatorit Enver Hoxha. Ja dhe emrat e disa minatorëve e vullnetarëve në thirrjen drejtuar partisë për pushkatimin e intelektualëve

Kur kërkonin me çdo kusht: Vdekjen e armiqve të Popullit” minatorët e Rubikut, vullnetarët e Vithkuqit, Korçës, Vlorës e të tjerë, ndoshta nuk e dinin se ishin duke vendosur vulën e tyre për pushkatimin e një gruaje bashkë me fëmijën e saj në bark. Për fatin e zi të Zyrika Manos, bashkëshortit të saj Vasil Mano e disa intelektualëve të tjerë, vendosi edhe turma e tërbuar e injorantëve të kohës së komunizmit. Urrejtja e komunistëve ndaj intelektualëve finalizohej pikërisht me “vulën e popullit”. Ishte strategjia e xhelatëve komuniste e shpikur nga më i pari i tyre, diktatori Enver Hoxha. Përmes “urrejtjes” popullore ndaj armikut” u vra ingjierja shtatëzënë Zyrika Mano e më pas mijëra të tjerë kundërshtarë të diktatorit e xhelatëve që e rrethonin.

Janë shfaqur shpesh në media pamjet e tmerrshme të pushkatimit të inxhinieres, Zyrika Mano, bashkëshortit të saj dhe disa inxhinierëve të tjerë. Zyrika Mano ishte shtatzanë kur e pushkatuan, ditën e 22 nëntorit të vitit 1946. Kështu kanë rrëfyer dëshmitarët e kohës. Filmimet rrënqethëse të pushkatimt të grupit të inxhirierëve të Kënetës së Maliqit janë kthyer në simbol të tragjedisë që shqiptarët kaluan në komunizëm.

Hithra.al ka gjetur detaje rrënqethëse të kohës kur pregatitej kjo shfaqje tragjike. Ajo që lë më shumë plagë është përfshirja me detyrim e njerëzve të thjeshtë të cilët “kërkonin me çdo kusht vdekjen” edhe pse as që i njihnin, inxhinierët e kenetës së Maliqit.

Parrulla “Në emër të popullit” ishte  një refren i çdo akti të errët, dënimi apo ekzekutimi që kryhej gjatë epokës së regjimit komunist. Janë me qindra skenare e farsa të ngritura për shumë procese të bujshme të kësaj periudhe, ku populli përfshihej në aktin final. Pra logjika që donin të rrënjosnin në psiqikën e një populli të tërë ishte kjo:  “Nuk ishte regjimi që dënonte e bënte krime, ai thjeshtë çonte në vend dëshirat dhe kërkesat e popullit”.

Sot publikojmë një grup dokumentesh  që zbardhin një prej këtyre skenareve të përgjakshme. Ato dëshmojnë një grup kërkesash drejtuar direkt kryeministrit Enver Hoxha për denimin me vdekje të grupit të inxhinierëve të akuzuar si sabotatorët e punimeve në kënetën e Maliqit”.

Njëra prej këtyre kërkesave është nënshkruar nga një grup minatorësh  nga miniera e bakrit në Rubik. Ata kërkojnë që qeveria të jetë “e pamëshirshme kundra këtyre elementave që për të robëruar popullin shiten tek të huajt… VDEKJE ARMIQVE TË POPULLIT”…

Të tjerat, kryesisht telegrame, janë po kaq të ashpra e kategorike. Ata vijne nga Vlora, fshtra te Kavajes,Korces, etj. Te gjithe kerkojne qe qeveria te jete e pameshirshme ndaj tyre dhe kërkojnë vdekjen e inxhinierëve. Dokumentet janë dorëzuar në Keshillin e Ministrave nga 11-18 nëntor 1946. Ata flasin për gjyqin në kërkesat e tyre, por gjyqi nis pikërisht me 18 nëntor 1946. Duket qartë që ata janë një masë njerëzish që levat e regjimit i kanë vëne në lëvizje përpara se të zhvillohej gjyqi, direct pas arrestimtt,  për të përligjur dënimin e tmerrshëm që do të merrnin për inxhinierët e Maliqit.

 

Po si ishin arrestuar dhe si agravoi kjo histroi deri në pushktamin e 5 inxhierëve dhe burgosjen e dhjetra të tjerëve.

Dënimi i inxhinierëve të Maliqit

Në tetor 1946, me urdhër të prokurorit ushtarak, Kapitenit të Parë Nevzat Haznedari, u arrestuan dhe u dërguan menjëherë prapa hekurave të qelisë një grup intelektualësh të diplomuar në universitet më të njohura të Perëndimit. Kujtim Beqiri, Abdyl Sharra, Jani Vasili, Vasil dhe Zyraka Mano, Pandeli Zografi, Mihal Stratobërdha, Vasil Risto, si dhe dy shtetasit italian, Eugenio Scaturo e Mario Guarnieri, të njohur ndryshe nga propaganda e regjimit komunist të Enver Hoxhës si “Grupi Sabotator Tekniko-Inxhinier i Kënetës së Maliqit”, më 18 nëntor të po atij viti, u nxorën para një gjykate ushtarake speciale të improvizuar. Pas disa seancash gjyqësore të zhvilluara plot bujë në sallën e Kinema “Nacional” në qendër të Tiranës, ku merrnin pjesë e asistonin edhe gazetarë të huaj e misionet ushtarake, jugosllave, sovjetike, franceze, britanike e amerikane që ishin atashuar në Shqipërinë e porsadalë nga lufta, ajo trupë gjykate ushtarake speciale iu dha pesë të pandehurve dënimin kapital: dy me varje dhe tre me pushkatim, ndërsa të tjerëve burgime të përjetshëm. Akuza kryesore ndaj tyre ishte “sabotimi i punimeve për tharjen e Kënetës së Maliqit dhe se kishin pasur lidhje me agjenturën anglo-amerikane, të kryesuar nga Harry Fultz. Menjëherë pas këtij gjyqi, misioni amerikan i kryesuar nga Harry Fultz, në shenjë proteste u largua përfundimisht nga Shqipëria, çka çoi automatikisht edhe në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve. I gjithë ky proces gjyqësor nuk do të shërbente për gjë tjetër veçse për demaskimin dhe diskreditimin e amerikanëve në Shqipëri në përgjithësi dhe figurës së Harry Fultz-it në veçanti.

Ja dhe vendimete  xhelatit Nevzati por edhe letrat e popullit që kërkonin me çdo kusht vrasjen e “armiqve”. nëpër këto dokumente shquhen lehtësisht emrat e atyre minatorëve e vullnetarëve të devotshëm që kërkonin gjak nënash e fëmijësh në emër të diktaturës komuniste.

Shenim: Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë Hithra.al në fillim të shkrimit.  Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Please follow and like us: