Albspirit

Media/News/Publishing

PD sulmon ashpër LSI-në: Sulet si parimore, merr pazarin që do dhe pastaj tërhiqet. Duhet të dalë në opozitë!

Shumë e ashpër ka qenë sekretarja e shoqërisë civile në Partinë Demokratike Nevila Xhindi kundrejt Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe rolit të sj në politikën e vendit.

Nga studio e “E Diell” me Adi Krastën, Xhindi ka thënë se LSI duhet të provojë tutat sportive, duke nënkuptuar kësilloj kalimin në opozitë.

“LSI ka gjithë jetën me kostum qeverie, sidomos tani që ra nga pesha, ka ardh koha të provojë tutat sportive”, tha Xhindi.

Por, akoma edhe më e ashpër u tregua kur tha se LSI është partia që bën presione për të marrë atë që do dhe pastaj tërhiqet nga presionet, duke theksuar kështu se LSI vetëm parti e parimeve nuk është.

“Dihet stili LSI-së, sulmo e përfito! Sulet si parimore, merr pazarin që do dhe pastaj tërhiqet”, u shpreh Xhindi në TCH.

Please follow and like us: