Albspirit

Media/News/Publishing

Pse Kancelarja Merkel, është një mike e mirë e Shqipërisë?

Është e kotë të vihen dyshime mbi figurën e kancelares Merkel, apo të bëhen komente emocionale në Shqipëri, për Ministrin e Jashtëm Gjerman dhe deklaratat e tij.

Gara e pëlqyeshmërisë dhe e të fituarit të mbështetjes ndërkombëtare, është një garë e hapur, ku sigurisht Opozita është në disvafor, sepse nuk as ambasadorë dhe as ministër të jashtëm, në dispozion të vet, si qeveria sot. Gjithësesi, është fakt i njohur publikisht, me fakte dhe akte, se Gjermania, si edhe Gjermania e Merkelit, është një Mike e mirë e Shqipërisë, që nga vizita e presidentit te Landit të Bavarisë, Shtraus e deri më sot. Gjermania është një mbështetje solide gjeopolitike e Shqipërisë dhe e Kosovës, dhe kjo ska nevojë për prova të mëtejshme. është Gjermania padyshim, atdheu i dytë më i qëndrueshëm, i Albanologjisë botërore, të vjetër dhe të re. Një vijë e pandërpreë, Shkencash Albanologjike, nga Shekulli XVII e deri më sot që flasim. Thelbësore për identitetin e sotëm etno-kulturor të shqiptarëve, gjithmonë të rrezikuar.
Në Shqipëri pra, nuk ka vend për anti-gjermanizëm, që sot do të thotë gjithashtu edhe anti-europianizëm, edhe anti-oksidentalizëm dhe padyshim edhe një lajthitje politike.
Opozita mund t’i injorojë deklaratat e ministrit Gabriel, si edhe bëri Lulëzim Basha, në të drejtën e vet politike, por nuk mund të vendoset një “qëllim i dytë” apo “dytësor”, në bindjet e Politikës së sotme Gjermane.
“Lufta” për të bindur Berlinin, për të drejtat e rrezikuara të Opozitës dhe të Votës së deformuar, që shqiptarët rrezikojnë të pësojnë në 18 Qershorine ardhshëm, bëhet në gjirin e Partive Popullore Europiane, ku Partia Demokratike është pjesë dhe anëtare. Ku edhe CDU e zonjës Merkel gjithashtu, është violinë e parë.
Shqiptarët, ndryshe nga kryeministri i tyre, janë masivisht tifozë me futbollin gjerman dhe kjo që nga vitet ’70 dhe kuptohet, edhe me makinat virtuoze gjermane. Dhe jo vetëm me makinat, por edhe me kulturën gjermane, filozofike apo muzikore, gjuhësore apo figurative. Të tjerat janë fjalë dhe emocione dhe nuk përputhen me ndjeshmërinë e shumicës së shqiptarëve.
Nga ana tjetër, është e vërtetë që deklaratat e ministrit Gabriel, apo komentet e mëvonshme zyrtare të Dë, shkojnë në favor të qeverisë dhe kryeministrit, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë. Por “Politika” është një maratonë dhe populli shqiptar thotë: “E vërteta zhytet, por nuk mbytet!”. Opozita e ka kohën dhe vendit për të mbrojtur dhe për tu bërë ndërkombëtarisht më bindëse për të “Vërtetën” e saj. /360grade.al/

Please follow and like us: