Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka përgënjeshtruar ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, për rritjen e tarifave të studentëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Duke publikuar shifrat e marra nga INSTAT, deputetja demokrate tregon rritjen e tarifave që nga shtatori i vitit 2013 e më tej. Ndërsa, nga tabela e mëposhtme shihet se rritja varion nga 30% deri në 100%.

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra! Ministrja e Arsimit u shpreh sot se nuk ka pasur rritje tarifash nga 2014 dhe se për vitin 2017 dhe vitin 2018 nuk do të kemi rritje tarifash. Sipas shifrave të marra nga INSTAT, tarifat e shkollimit të Arsimit të Lartë janë rritur që nga shtatori 2013 e më tej. Siç mund ta shihni nga tabela bashkangjitur, vihet re rritja e tarifave në secilën degë. Rritje që varion nga 30% deri në 100%.
Nderkohe, vitin e ardhshëm akademik do të hyjë në fuqi plotësisht ligji i ri për arsimin e lartë dhe universiteteve do të vazhdojë t’iu kërkohet t’i rrisin pagat me të ardhurat e tyre (siç iu është kërkuar tashmë), të bëjnë investime nga të ardhurat e tyre, të marrin pedagogë me të ardhurat e tyre e këto shpenzime e të gjitha do vijnë nga tarifat e rritura!
Machiaveli thotë “Nëse genjen, gënje fort, shumë dhe shpesh. Kështu të gjithë, edhe ata që e dinë të vërtetën, do të fillojnë të dyshojnë tek vetja”, shkruan Tabaku.

Please follow and like us: