Albspirit

Media/News/Publishing

Liljana Elmazi: Sot, ti vrave Vlorën time!

Sot, ti vrave Vlorën time!
Sot, ishte radha e qytetit tim për tu gdhirë i përgjakur!
Me ty në krye, dita lind e përgjakur me erë kufomash dhe re lotësh!
Sot, kështu lindi ajo për vlonjatët e mi, se ti i vrave edhe sot, si çdo ditë në këto 4 vite!
Jetë të reja humbën sot në Vlorë!
I vrave ti, arrogant i pareflektueshëm, syveshur e syplasur që po mbjell vetëm fatkeqësi!
U prehshin në paqe aty lart, se këtu poshtë, Rama i Zi nuk i lë të jetojnë!
Ty, të pashpirtit çnjerëzorit, nuk të prekin lotët e nënave që vajtojnë për jetët e këputura në mes!
Je dehur prej pushtetit të pamerituar, dhuratë e krimit që ende të mban në këmbë, duke i bërë karshillëk çdo sundimtari gjakatar!
Thjesht, ti je e keqja pakufi!
Ti, Rama i Zi, je i lindur për të mbjelle të keqen që edhe djalli në Toke do ta kishte zili.
Nuk ndalesh në mizorinë tënde!
Ti ke marre peng e po ekzekuton çdo ëndërr të shqiptareve!
Ndaj duhet larguar sa nuk e ka kthyer Shqipërinë në një varrezë, ku të varrosë një komb të tërë mijëra vjeçar,më i vjetri në Ballkan.

Please follow and like us: