Albspirit

Media/News/Publishing

Si e ndryshojnë Europën Trump dhe “Brexit”?

Vendimi për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe zgjedhja e Trump si president është parë me skepticizëm nga shumë ekspert të ekonomisë në Shqipëri por edhe në Evropë.  Instituti   Aleanca për zhvillim ekonomik dhe Qendra ekonomike austriake zhvilluan në Tiranë raundin e 22 të bisedimeve për këtë çështje.  Endri Merkaj i cili është edhe drejtori i Institutit foli për problematikat ekonomike që mund të shfaqen pas këtyre dy hapave.

“Dy zhvillimet e mëdha që ndodhën së fundmi, dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës prekën menjëherë ekonominë dhe tregjet globale. Gjithashtu pritet që të ketë një efekt zinxhir edhe në gjeopolitikën.- tha Endri Merkaj, Drejtori i Institutit të Aleancës për Zhvillim Ekonomik

Ndërkohë profesori dhe analisti i njohur i çështjeve ekonomike ka treguar dy sfidat e Evropës.

“Aktualisht BE-ja ka dy sfida të mëdha! Ka unionin bankar që do ta krijojë por ka edhe IOSI-n që në një mënyrë apo në një tjetër do të jetë Ministria e financave e unionit evropian. Kjo nuk do të thotë se do tu marrë atyre të drejtat financiare por do tu kontrollojë atyre deficitet buxhetore dhe financimin e tyre”.- Tha më tej analisti i ekonomisë Arben Malaj.

Shqipëria është një ndër 45 vendet e cila është bërë pjesë ku zhvillohet ky forum që trajtohen kryesish probleme ekonomike.

Please follow and like us: