Albspirit

Media/News/Publishing

Eurokomisioneri Hahn: Nëse tolerojmë, dikush tjetër do përpiqet të kontrollojë Ballkanin

Eurokomisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn paralajmëroi se në qoftë se Bashkimi Evropian mëdyshet në përkushtimin e tij ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të angazhohet në këtë rajon.

“Nëse tolerojmë në kujdesin ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të imponohet dhe ky dikushi tashmë është duke bërë përpjekje. BE është opsioni më i mirë, por të gjithë duhet të jenë të gatshëm të luajnë”, tha Hahn.

Sipas tij, zgjerimi i BE-së, me të gjithë kushtet dhe kriteret, është politika më e mirë e sigurisë që Unioni kurdo qoftë e ka pasur, por ajo nuk është “drekë falas”.

“Duhet të shohim vullnet politik në vend të lojërave politike dhe zbatim të vërtetë të reformave, jo në letër, por në terren, posaçërisht në sferat kyçe të qeverisjes së të drejtës, konkurrencës dhe lidhjes. Kjo mund t’i rrezikojë modelet afariste të individëve”, porositi Hahn.

Please follow and like us: