Rritet presioni ndaj Departamentit të Shtetit për mbështetjen e Sorosit në Maqedoni
Judicial Watch, një grup i pavarur konservator për mbikqyrjen e qeverisë, ka bërënjë padi kundër Departamentit të Shtetit dhe USAID-së nën Ligjin për të Drejtën e Informimit për të siguruar “të gjitha dokumentat dhe komunikimet në lidhje me dhurimet, kontratat dhe kalimet e fondeve nga Departamenti i Shtetit tek Fondacioni Soros apo degët e tij,” si dhe “regjistrimet e të gjitha komunikimeve mes kujtdo zyrtari, punonjësi apo përfaqësuesi të Departamentit të Shtetit dhe kujtdo zyrtari, punonjësi apo përfaqësuesi të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shhteteve të Bashkuara (USAID).”
Organizata shprehet se ajo kërkon gjithashtu të dijë se pse Presidenti Trump nuk e ka zëvendësuar ende ambasadorin e Presidentit Obama në Maqedoni, Jess L. Baily.
Sipas organziatës rreth 5 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve amerikanë kanë shkuar për “ushtrinë e Sorosit” që po trondit sistemin politik në Maqedoni.
Presidenti i Judicial Watch Tom Fitton u shpreh se Administrata Obama ka përdorur buxhetin e taksapaguesve për të financuar operacionet e Sorosit. Departamenti dhe USAID e Trumpit duhet t’i vënë gjërat në vend dhe duhet të bëjnë publike detajet e rubinetit Obama-Soros.”
Sipas Judicial Watch, në periudhën 2012-2016, USAID i ka dhënë 4,8 milionë dollarë Fondacionit Soros në Maqedoni. Uebi i USAID në Maqedoni ka një lidhje në Uebin e Fondacionit Soros ku thuhet se paratë u përdorën për të trajnuar qindra të rinj maqedonas në tema të tilla si liria e organizimit, politikat rinore, nismat qytetare, përdori i i mediave, etj.
Organizata akuzon Departamentin e Shtetit se ka synuar të destabilizojë Maqedoninë për llogari të Xhorxh Sorosit. Në njoftimin publik të grupit thuhet:
Dokumentet që kemi siguruar tregojnë se qeveria amerikane ka harxhuar pa u ndjerë miliona nga dollarët e taksapaguesve për të destabilizuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokrtike të qendrës së djathtë në Maqedoni në marrëvehsje të fshehtë me miliarderin e majtë filantropist Xhorxh Soros.
Ambasadori i Barak Obamës në Maqedoni Jess Baily ka punaur prapa skenës më Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të Sorosit për të kanalizxuar shma të mëdha të dollarëve amerikanë për këtë kauzë, çfarë përbën një ndërhyrje të Ambasadorit amerikan në punët e brendëshme politike, në shkelje të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike.
Dokumentet e Judicial Watch tregojnë se Fondacioni Soros në Maqedoni ka përdorur të njejtën skemë që përdor kudo në botë: themelimin dhe financimin e dhjetra organizatave joqeveritare të majta të cilat orgaizojnë lëvizje rinore, krijojnë kanale mediatike dhe organizojnë protesta për të gërryer institucionet dhe politikat që bien ndesh me vizionin dhe qëllimet e Sorosit.
Mbështetja e Ambasadës dhe misionit të USAID-së në Maqedoni është bërë një zcështje e nxehtë politike në SHBA, pasi u zbulua se këtpo isntitucione kanë vepruar në koordinim me Fondacionin Soros në Maqedoni për të ndikuar politikën maqedonase sipas preferencave të Sorosit.