Albspirit

Media/News/Publishing

KFOR: Vendimin për tërheqje nga Kosova e merr NATO

Shtabi Qendror i KFOR-it ka përgënjështruar raportimet se misioni paqeruajtës i NATO-s do të zvogëlojë praninë e tij në Kosovë.

Përmes një njoftimi për medie, KFOR-i ka sqaruar se çdo vendim rreth pozitës së tij do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut.

“Çdo vendim rreth pozitës së ardhshme të KFOR-it do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe do të mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren”, thuhet në reagim.

Përveç kësaj, në komunikatë thuhet se Gjermania mbetet e përkushtuar për këtë mision.

“Që nga viti 1999, Gjermania ka qenë një kontribuese e qëndrueshme me trupa në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Ky angazhim vazhdon. Kontingjenti gjerman mbetet kontribuesi i tretë më i madh në KFOR”, theksohet në komunikatën e KFOR-it.

Please follow and like us: