Albspirit

Media/News/Publishing

Mesila Doda: Një komb, një qëndrim

Nuk kish si të ndodhte ndryshe. Një shoqëri që ushqehet me fantazmat e urrejtjes etnike, nje klasë politike albanofobe, drejtues shteti që e kanë shpallur hapur urrejtjen ndaj gjysëm milioni shqiptarëve, nuk mund të bënin tjetër veç të sillnin urrejtjen, dhunën, fyerjen e viteve të tëra bashkë në sytë e të gjithë botës. U desh zgjedhja e kryeparlamentarit Talat Xhaferrit të cilit i uroj punë të mbarë e në shërbim të shqiptarëve, që e vërteta të shpërthente. Zijadin Sela sot është i lënduar dhe ne lutemi që të kalojë sa më shpejt këtë moment të vështirë për të dhe për gjithë shqiptarët, por njëherazi sot duhet të mësojmë se duhet të përgatitemi nga çdo sulm që forcat e errëta po përgatisin ndaj shqiptarëve.
Ne jemi një Komb dhe kemi një qëndrim. Shqiptarët duhet të reagojnë si një fuqi e vetme përballë çdo sulmi. E përsëris atë që kam thënë muaj e maj të shkuara… Në një shtet që nuk i don e nuk i pranon, mes etnive që ushqejnë urrejtje të tërbuar ndaj shqiptarëve, askush nuk mundet të shtrëngojë shqiptarët e Iliridës të jetojnë.

Please follow and like us: