Moisiu: Meta, zgjedhje e goditur, do jetë 10 vjet President
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu ka shprehur vlerësimin e tij për kandidaturën e Metës si President i vendit. Ai u shpreh se në këtë situatë të karakterizuar nga ngërçi politik, Ilir Meta është promovuar si një aktor i rëndësishëm për stabilitetin politik të vendit.
Në intervistën e dhënë për “Ora News”, ish-presidenti shpreh bindjen se Meta nuk do të ketë vetëm një mandate 5-vjeçar në krye të shtetit, por parashikon se do të qëndrojë 10 vjet.
Sipas Moisiut vendosja e Metës në krye të shtetit është një sukses për një sukses për politikën tonë që ishte bërë turp dhe asnjë president nuk mund të bënte dy mandate.
“Meta është njeri që në vazhdimësi ka manifestuar frymën e konsensusit me shumë sukses. Pra është një arritje e tij personale, është edhe një përvijim i figurës së tij politike, i tendencës së tij politike që të ketë ballancë me forcat politike. Është shumë e rëndësishme tek ne vecanërisht në situatën e sotme politike dhe unë gjykoj që kjo punë ka marrë fund, pavarësisht se procedurat kanë radhën e tyre. Me këtë rast unë dua ta uroj paraprakisht, mbase jam edhe i pari që e uroj Ilir Metën për këtë punë, por kam edhe një gjë tjetër.
Them se kjo do të thyejë edhe tabunë e një mandataçe të Presidentëve shqiptarë. Do ta shpjegoj për çfarë bëhet fjalë. Deri tani të gjithë presidentët kanë bërë nga një mandat, edhe kjo për mendimin tim do të arrihej pas shumë viteve. Po ja që u krijua një rast që me raportin që ka Ilir Meta qoftë me të majtën apo me të djathën, por ka edhe një parti që ka kryesuar që tani me siguri ka për ta lënë se është i detyruar nga kushtetuta, kështu që do ketë një vazhdimësi dy mandatçe, do jetë i pari që do bëjë 10 vjet President. Është një meritë e tij, por edhe një sukses për politikën tonë që ishte bërë turp dhe asnjë president nuk mund të bënte dy mandate, më shumë për kapriçot e politikë sesa për par arritjet e secilit që ushtronte detyrën e kryetarit të shtetit.
Gjykoj që kjo do të zbusë goxha tensionet aktuale politike, pavarësisht nga deklaratat që janë bërë të djeshmet, se politikanët nxitohen, përdorin dhe fjalë që nuk duhen përdorur, që në vend të krijojnë një ambient mirëkuptimi, ata krijonë në ambien acarimi. Politikanët i bëjnë këto gjëra më shumë për elektorat, por krijojnë një frymë pesimizmi poshtë në popull. Se i thonë një fjale “gjuha kocka ska, por koca thyet”, kështu thotë filozofia e popullit shqiptar.
Pra duhet të ruan, sepse arti i politikës është një art më vete dhe në radhë të parë do mençuri, qetësi dhe dhembushuri për vendin dhe popullin tend. Më shumë duhet menduar, duhen lënë mënjanë ato mëritë, kapriçot, egot e politikanëve, sepse në fund të fundit populli i ka zgjiedhur për ta udhëhequr këtë vend dhe jo për të krijuar situata të ndera, situata që të krijojnë ndjenjën se çfarë do bëhet.”, është shprehur Moisiu.