Albspirit

Media/News/Publishing

Olta Xhaçka flet e revoltuar për Ilir Metën nga selia e PS

“Prap Ilir Meta!! Prap aktori i video-hajnisë? Prap ai që shiti votat e 80 mijë opozitarëve për t’u bërë pjesë e pushtetit, që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë? Po boll mor zotërinj! Boll! Boll se nuk ka mbetur i vogël dhe i madh që nuk e ka kuptuar se ky është koalicioni i turpit e se duhet të largohet!”

Shumë janë thënë mes socialistëve dhe LSI-së, por këto fjalë të Olta Xhaçkës disa vite më parë, në një konferencë nga selia e PS, sot tingëllojnë sa qesharake, aq të mjera, dhe si dëshmi e fortë e pështymës që lëpijnë sot deputetët e PS në votimin në parlament. Deputetja flet në këtë rast për video-skandalin Meta-Prifti, por arkivat janë plot me akuza nga më të rëndat për njeriun që sot zgjidhet president.

Please follow and like us: