Albspirit

Media/News/Publishing

Kim Jong-uni kërcënon Izraelin, e akuzon për armë të paligjshme bërthamore

Koreja e Veriut ka akuzuar Izraelin se është “i vetmi posedues i paligjshëm” i armëve bërthamore dhe është kërcënim për paqen në Lindjen e Mesme, ndërsa kërcënon Tel Avivin me “dënim”.

Reagimi vjen ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes i Izraelit i quajti udhëheqësit e vendit komunist si “një grup të çmendurish dhe radikalë”.

Avigdor Lieberman deklaroi se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është një “i çmendur” i ngarkuar me një “grup të çmendur dhe radikal”, i cili po “minon stabilitetin global”.

Ai shtoi se Pheniani ka kaluar vijën e kuqe me testet e fundit bërthamore. Në përgjigje, Pheniani premtoi një “dënim për këdo që guxon të dëmtojë dinjitetin e udhëheqësit suprem”, duke i konsideruar deklaratat e Liebermanit si pjesë e fushatës së Izraelit për të mbuluar krimet e veta.

Duke e konsideruar hipokrizi, Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha se ndryshe nga Izraelit që është pengesë e paqes në rajonin e vet, vendi i tyre ka të drejtë të parandalojë “agresionin amerikan”.

Nga ana tjetër, Izraeli kurrë nuk e ka konfirmuar publikisht dhe as nuk e ka mohuar se posedon armë bërthamore, ndërsa besohet universalisht se zotëron dhjetëra raketa.

Pheniani e akuzon Izraelin për “krime kundër njerëzimit” dhe një pushtues që kërkon të dominojë rajonin dhe të shtypë palestinezët.

Please follow and like us: