Albspirit

Media/News/Publishing

LE TEMPS, 1921/KISHA ORTODOKSE SHQIPTARE, ME INICIATIVË TË FAN NOLIT, ËSHTË SHKËPUTUR NGA AJO GREKE

Fan Noli

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

“Le Temps” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1921, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga ajo greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Kisha shqiptare ndahet nga ajo greke

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.

 

Na shkruajnë nga Korça

 

Lëvizja separatiste fetare në Shqipëri e udhëhequr nga imzot Fan Noli, president i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, sapo mori formë.

 Kisha shqiptare është shkëputur nga ajo greke dhe ky lajm, i shpallur nëpërmjet një manifesti, është përshëndetur me entuziazëm nga popullsia ortodokse.

 Kisha shqiptare, pas atyre rumune, serbe dhe bullgare, bëhet kombëtare dhe shkëputet nga patriarkana e Fanarit”.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë artikull duhet të citojë autorin në fillim e tij (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1921-kisha-ortodokse-shqiptare-me-iniciative-te-fan-nolit-eshte-shkeputur-nga-ajo-greke/.

 

Please follow and like us: