Albspirit

Media/News/Publishing

Bie faqja e Llotarisë Amerikane, aplikuan mbi 200 mijë shqiptarë

Website i Programit të Lotarisë Amerikane që tregon aplikantët fitues nuk është i aksesueshëm.

Ditën e djeshme Ambasada Amerikan njoftoi të gjithë aplikantët e regjistruar të llotarisë DV-2018 mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur fitues në website-in: www.dvlottery.state.gov.

Teksa të gjithë portalet kanë shpërndarë këtë njoftim, në adresë të mediave kanë ardhur mesazhe se faqja e ambasadës nuk hapet. Ankesat e qytetarëve rezultojnë të vërteta.

Dyshohet se Webfaqja zyrtare ka rënë për shkak të fluksit të madh të aplikantëve të interesuar për të marrë vesh nëse i është dhënë mundësia të largohen nga Shqipëria.

Mësohet se një shifër rekord prej 200 mijë shqiptarësh kanë aplikuar këtë vit për llotarinë amerikane.

Please follow and like us: