Albspirit

Media/News/Publishing

NATO, thirrje politikës në Shqipëri, zgjidhni krizën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Stoltenberg ka bërë thirrje që partitë politike në Shqipëri të zgjidhin krizën politike.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në vendin tonë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, ai u shpreh se NATO do të donte të shikonte që problemet të zgjidhen.

Stoltenberg tha gjithashtu se Shqipëria është një aleat i vyer për NATO-n.

Ai vuri theksin tek rëndësia e stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor për të luftuar terrorizmin, duke iu referuar këtu edhe krizës politike në Maqedoni.

Please follow and like us: