Grabitet me armë një kompani në Tiranë
Një kompni private është grabitur me armë në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Burime nga policia e Tiranës kanë komunikuar se rreth orës 05:45, në autostradën Tiranë – Durrës, një kompani private nga hyrja e pasme e saj janë futur dy persona të armatosur të cilët kanë hapur kasafortën duke marë 10 milionë lekë të vjetra , si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.
Please follow and like us: