Albspirit

Media/News/Publishing

“S’do lejojmë Rroshin dhe kaposhin të nëpërkëmbin Kavajën”, Basha tregon çdo bëjë PD katër vitet e para në pushtet

Kreu i opozitës ka folur sërish sot nga çadra e opozitës. Basha ka treguar se çdo të bëjë Partia Demokratike që 4 vitet e para që do të vijë në pushtet.

‘’Kemi 77-ditë në qëndresën tonë, kemi vendosur një rekord historik. Qeveria është bërë njësh me pushtetin e krimit. Bota mbarë e njohu vuajtjen e një populli të tërë. Sot në takime si ky që sapo mbarova me një nga ministret e jashtme më të njohura të Europës, ajo që nuk njihej si fakt tashmë është bërë e njohur në të gjithë botën falë qëndresës suaj.

E gjithë bota e di siç e dimë ne këtu se zgjedhje të lira që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, sa kohë që është krimi dhe droga në pushtet nuk ka. E gjithë bota e di se kjo zgjidhet me një qeveri teknike. Sot është rasti të shpreh mirënjohjen time të thellë për këdo që qëndroi këtu, duke rrëzuar fasadën e një republike të vjetër.

Opozita qëndroi e bashkuar siç iu dha fjalën ju, opozita qëndroi e bashkuar dhe refuzoi regjistrimin në një fasadë elektorale. Të përballur me forcën tonë, me forcën tuaj partitë qeveritare nuk arritën të regjistrohen në koalicione, tani njanë të shpërndarë si zogjtë e korbit.

18 Qershori ka rënë moralisht dhe ligjërisht. Ky është një fakt i konfirmuar nga të gjithë, ndërsa Republika e Vjetër tenton me çdo kusht të bllokojë vrullin tonë. Ata janë një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën.

Sot ndryshe nga 77-ditë më parë Republika e Vjetër nuk është zot i shqiptarëve, shqiptarët janë bashkuar dhe forca e Republikës së Re nis marshin e saj të pandalshëm. Ne do të marshojmë për Republikën e re, ne do të marshojmë që brenda 4 viteve të para të qeverisjes sonë të mos ketë pensione nën 250 mijë lekë, ne do të marshojmë për taksën më të vogël në Ballkan, ne do të marshojmë për një ligj të ri për Arsimin e Lartë, ne do të marshojmë për të shembur krimin dhe drogën.

Ne jemi gati dhe stacioni i parë është dita e dielë në kryeqytetin e demokracisë në Kavajë, nga Kavaja le të përhapet lajmi i mirë kudo se fasada e Republikës së Vjetër do të bjerë. Për të ardhmen e shqiptarëve le të bashkohemi të dielën në Kavajë, nuk do të lejojmë krimin drogën, Roshin dhe kaposhin që të nëpërkëmbin Kavajën’’, u shpreh Basha.

Please follow and like us: