KQZ miraton listat e 15 partive, 27 kandidatë me dënime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi paraditen e kësaj të diele listat shumë-emërore të partive politike të regjistruara në zgjedhjet e 18 qershorit. Nga verifikimi i dosjeve që janë dorëzuar më herët në KQZ, ka rezultuar se 27 kandidatë kishin marrë dënime nga gjykatat, por që nuk ndaloheshin për të kandiduar në bazë të ligjit të dekriminalizimit.
Mes këtyre kandidatëve ishin edhe Spartak Braho në listën e Partisë Socialiste të Tiranës dhe Andan Ramohitaj në listën e socialistëve të Durrësit. Gjithsej për zgjedhjet e 18 qershorit janë regjistruar 15 parti politike. Afati i fundit për miratimin e fletës së votimit, është data 9 maj.
Ndërsa për zgjedhjet e Kavajës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi formalisht se asnjë komisioner nuk ishte paraqitur për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore, duke e bërë të pamundur zhvillimin e votimit për këtë Bashki.
Për këtë, Presidenti duhet të dekretojë një datë të re, pas konstatitimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pamundësinë e zhvillimit të procesit, nëse qendrat e votimit qëndrojnë më shumë se 5 orë të mbyllura.