KQZ merr sot vendim të rëndësishëm për zgjedhjet e 18 qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të marrë sot një vendim shumë të rëndësishëm në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit.
Përmes një njoftimi për mediat, KQZ ka bërë me dije se do të miratohet përmbajtja e fletës së votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë në 18 qershor.
Fletët e votimit do të kenë të shënuar vetëm 15 parti politike, pasi deri tani opozita ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhje.
Me këtë vendim, KQZ-ja e bën fakt të kryer se me 18 qershor shqiptarët do të votojnë për të zgjedhur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi dje se opozita nuk do të lejojë të ketë zgjedhje pa pjesëmarrjen e saj.
Please follow and like us: