Albspirit

Media/News/Publishing

Policia, emërohen shefat e rinj të komisariateve në Tiranë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka firmosur sot ndryshime thelbësore në Polici duke ndryshuar disa prej shefave të komisariateve në Tiranë bashkë me zv/drejtorin.

Është shkarkuar nga detyra zv drejtori i policisë së Tiranës, Skënder Hita, për tu emëruar në po të njëjtën detyrë në Lezhë. Në vend të tij në Tiranë emërohet Arsen Sinomati, i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit 2. Shkarkohet shefi i Komisariatit 1 Elton Alushi. Emërohet shef sektori në Policinë e Tiranës.

Me urdhër të ministrit, largohet  shefi i komisariatit nr. 4 Alket Shatro dhe mërohet specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme. Në komisariatin nr. 4 shef emërohet Agim Hoxha ish-shefi i komisariatit Shijak. Në Shijak emërohet Aliosha Broka.

Shkarkohet shefi i sektorit “Shqiponja” Vladimir Laska. Në vend të tij emërohet Olti Bistri. Shkarkohet shefi i komisariatit 6 Neritan Boci. Në vend të tij emërohet Arben Aliko.

Shkarkohet shefi i komisariatit rrugor Ervin Hasrama dhe në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti. Shkarkime ka pasur edhe në komisariate e drejtorit e qarqeve.

Please follow and like us: