Albspirit

Media/News/Publishing

Joshua-Tyson, përballja e bujshme në “Wembley”

Tyson Fury ka rrëfyer sot se Eddie Hearn, menaxheri i kampionit të botës në peshat e rënda Anthony Joshua, ka prenotuar që tani stadiumin “Wembley” të Londrës për përballjen mes dy boksierëve britanikë. Sfida mes tyre do të zhvillohen pranverën e vitit të ardhshëm. Edhe pse Fury ka deklaruar se do të rikthehet në ring më 8 korrik, ai mendon për përballjen e madhe me Joshua. Ish-kampioni i botës pret ende nje përgjigje nga antidopingu britanik në lidhje me rikthimin në ring, ndërkohë që bën plane të mëdha. Fury nuk zhvillon një duel në ring që prej nëntorit 2015, kur mund wladimir Klitschko në Duseldorf dhe i mori titujt kampionë bote në peshat e rënda.

Për të përditshmen britanike “The Telegraph”, boksieri Tyson Fury tha: “Eddie Hearn e ka prenotuar që tani stadiumin “Wembley” për përballjen e madhe mes meje dhe Joshua. Sfida do të zhvillohet prillin e ardhshëm. Ky duel i madh do të zhvillohet në një stadium të madh si “Wembley”. Joshua e mposhti Klitschko, unë e munda Klitschko, ndaj është radha që unë e Joshua të përballemi me njëri-tjetrin. Janë të shumtë ata që mendojnë se Joshua do të më mundë, por unë u përgjigjem se boksi është sporti e durimit dhe jo sporti i fizikut. Joshua është një boksier i lehtë për mua”, tha Fury, që humbi titujt kampionë bote të peshave të rënda pasi dolimpozitiv me kokainë shtatorin e kaluar.

Please follow and like us: