Vlahutin: Vettingu do nisë brenda dy javësh, muajt në vijim janë kyç për integrimin
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin është shprehur sot se Vettingu do nisë nga zbatimi brenda dy jave.
Duke e cilësuar reformën në drejtësi si reformë komplekse, por më të rëndësishmen, Vlahutin tha se deri në fund të vitit do nisë punën Prokuroria e Posaçme ose siç njihet ndryshe SPAK-u.
“Për çeljen e negociatave muajt në vijim do të jenë kyç” deklaroi ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin në aktivitetin e shkollës verore europiane.
Vlahutin vuri theksin tek “lufta kundër krimit të oprganizuar përfshi asgjësimi i kultivimit dhe tregtisë së kanabisit.”
Ndërkohë shtoi: “Ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim”
Deklaratat e saj ambasadorja e BE i bëri gjatë Shkollës Europiane Verore që u mbajt këtë të hënë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.