Një tjetër parti, padi në Kolegjin Zgjedhor: Rrëzoni listat e kandidatëve
Pas partive të opozitës, ankimim kundër listave të kandidatëve në Kolegjin Zgjedhor ka bërë edhe Partia Aleanca Popullore (PAP) me kryetar Artur Dojakën.
Kjo parti kërkon çregjistrimin e listave të depozituara në KQZ më 29 prill 2017.
PAP pretendon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar jashtë afateve ligjore listat e kandidatëve.
Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor vendosi sot në mesditë të shqyrtojë të enjten e ardhshme në orën 12:30 kërkesën e opozitës për rrëzimin e listave të kandidatëve.
Edhe opozita pretendon se listat e kandidatëve u dorëzuan në KQZ në shkelje me afatet ligjore
Please follow and like us: