Berat Buzhala për sulmin ndaj Xharrës: Vetëvendosja nxit militantët kundër gazetarëve
Arbana Xharra, gazetarja e njohur kosovare, e cila së fundi është angazhuar në politikë, duke u bërë pjesë e PDK-së, është dhunuar barbarisht nga persona ende të paidentifikuar në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01.00 pas mesnate në një parking në afërsi të shtëpisë së saj, ndërsa Xharra kthehej nga Tirana.
Reagime të shumta kanë adhur nga figura politike e mediatike pas një ngjarje të tillë duke mbështetur Xharrën dhe dënuar aktin barbar ndaj saj.
Reagimi i radhës ka qenë ai i Berat Buzhalës drejtorit të gazetës Express në Kosovë. Ai ka dënuar aktin dhe ka theksuar se Lëvizja Vetvendosje nuk e kishte bërë këtë deri në momentin kur Ekxpress raportoi një gjë të tillë.
Lëvizja Vetvendosje ka reaguar duke sulmuar Express-in, gjë sipas Buzhalës është bërë për të disatën herë.
Statusi i plotë:
Lëvizja Vetevendosja e paska dënu sulmin kundër Arbanës, pasi Gazeta Express raportoi se ata ende nuk e kishin bërë këtë.
Mirepo, pasi e ka dënuar sulmin ndaj Arbanës, Vetëvendosja i është sulur, për të ku-me-ditë satën herë Gazetës Express. Kjo është taktika e tyre. Me i nxitë militantët e tyre ndaj çdokujt që nuk mendon s’i ata.
Pastaj kur të ndodhë ndaj dikujt tjetër, Vetëvendosja do ta dënojë atë akt, e do t’i sulet mediave tjera.
Është e tmerrshme se si një subjekt politik, që synon me marrë pushtet, nuk e ka për gjë që t’i godasë mediat, t’i nxisë militantët e tyre kundër gazetarëve, kundër çdokujt që nuk mendon si ata.
Albin, Dardan, Visar, Shpend & Co:
Nxitni, përdorni dhunë, ushtroni terror ne rruge, ama edhe na kemi me e ba punën tonë, deri në frymën e fundit – për hirë të mendimit ndryshe. Nuk jeni ju që na tregoni se çfarë qëndrimesh duhet me pase na, e as cilin subjekt duhet me e mbeshtet na. Nuk e keni ju autoritetin legal, e as moral, për të vërtetën. Ma mirë e keni me i ndal ekstremistat. Mos me i nxitë. Mos me i ngerzhatë.