Voltana Ademi i përgjigjet Ramës me një video: Shkodra do të drejtohet gjithmonë nga njerëzit e lirë
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama, që ky i fundit bëri sot nga Shkodra gjatë një takimi me të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Përmes një status në Facebook, Ademi shkruan se është Kryeministri Rama që bllokon çdo projekt të Bashkisë, ndërsa shton se Shkodra do të qeveriset gjithmonë nga njerëz të lirë.
Kryebashkiakja Ademi ka publikuar edhe një video në Facebook që sipas saj pasqyron talljen e Edi Ramës me shkodranët.
Statusi në Facebook i kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi:
Edi Rama sulmon Bashkinë Shkodër e thotë me vete: “Si ka mundesi!!!! Unë i bllokoj çdo gjë e keto çdo ditë po vazhdojnë të ndërtojnë e zbatojnë projekte!!!”
Në fakt, nëse ka një njeri që është tallur e po tallet me Shkodrën është Rama!
Shikoni kete video…
Tallje e Rames është kur thotë që bëme “Marubin”, e që në fakt e beri qeveria Berisha, por shiritin e preu Rama…
E sa per liqenin e Shkodrës është projekti ynë, ëndrra që po realizojmë për të gjithë shkodranët.
Edhe pse sot në Shkodër solle autobuzë me turista nga Puka, Lezha e Kopliku, prapseprap, si pasojë e kesaj tallje, sot takimi te deshtoi!
Edhe pse ti kryemistër mashtron për gjithcka që flet dhe e urren Shkodrën, të premtoj se Shkodra historikisht êshtë drejtuar e do të drejtohet nga demokratët e njerëzit e lirë!