Albspirit

Media/News/Publishing

Takimi me Yee, Shehi konfirmon: Na u ofrua paketa e McAllister, kemi shpresë për diçka të re këto ditë

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi në një lidhje telefonike në Report Tv, komentoi takimin që aleatët e PD-së së bashku me PD-në zhvilluan me zyrtarin e DASH, Hoyt Brian Yee.

Shehi u shpreh se sot iu është riofruar oferta e McAllister dhe për këtë ata nuk janë dakord.

“Sot na është ofruar oferta e McAllister, ne nuk jemi dakord, të negociojmë për një datë tjetër të zgjedhjeve, jo 18 qershorin. Takimin me Yee e konsideroj takimin më të vlefshëm të muajve të fundit.

Nuk ka pasur zë kundër, qëndrimi ka qenë konstruktiv. Bashkë me zotin Basha me shpresën që të na jepet zgjidhje tjetër, sot na është ofruar 18 qershori, mund të vazhdojnë dhe pa ne.

Do kemi shans dhe 2 apo 3 ditë për të negociuar një datë tjetër. Unë uroj që të vazhdoj për së mbari kjo punë. Është në proces negociatash”, -tha Shehi.

Please follow and like us: