Albspirit

Media/News/Publishing

“Ka ardhur koha që Assad të vritet. Më pas do merremi edhe me ustallarët në Teheran”

Bashar al Assad duket se ka fituar edhe në luftën e nervave. I qetë në kontrollin e vendit pavarësisht asaj që po ndodh, i qetë dhe i ftohtë në lëvizjet ushtarake, në likujdime, në asgjësime, Assad ngjan se është aty për të mos ikur. Armiku më i madh i tij sot, Izraeli, thuhet se ka investuar shumë për nxjerrjen e tij dhe dinastisë që përfaqëson nga skena politike, por nuk ja ka dalë. Sot ministri i Ndërtimit të Izraelit, Yoav Galant(Kulanu) ka deklaruar se “ka ardhur koha që Assad të vritet”.

Vrasës kriminelë dhe liderë që bëjnë thirrje për shkatërrimin e Izraelit si Assad dhe ustallarët e tij në Teheran nuk kanë të drejtë të ekzistojnë. Kur të mbarojmë me bishtin e gjarprit ne duhet të merremi edhe me kokën në Teheran”, tha Galant.

Sipas tij, lajmi se Assad po djeg në krematorium të burgosurit, është një vijë e kuqe që bota nuk mund ta tolerojë dhe siç tha ai “në optikën time ka ardhur koha që Assad të vritet”.

http://www.haaretz.com/israel-news/1.789560

Please follow and like us: