Marrëveshja me Bashën, ikën edhe Xhafaj nga Ministër i Brendshëm
As dy muaj nuk ka zgjatur mandati i Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm. Megjithëse tentoi ta bënte një emër të pranueshëm për opozitën me disa aksione kundër kanabisit dhe me disa lëvizje të forta në polici, Rama në fund e ka dorëzuar kokën e Xhafajt. Më herët, kryeministri kishte pranuar të zëvëndësonte Saimir Tahirin në kabinet, por duket se të dy nuk i kanë mbijetuar tonelatave me hashash që u kultivuan vitin e kaluar. Fatmir Xhafaj do të zëvëndësohet nga një emër teknik në qeverinë e re që do të krijohet, sipas marrëveshjes së Ramës me Bashën.
Please follow and like us: